Home / Njoftime / Mbledhja e Shtabit te Emergjencave Civile

Mbledhja e Shtabit te Emergjencave Civile

Sot ne daten 30.06.2017 ora 10.00 ne Bashkine Berat u mblodh shtabi i emergjencave civile mbi masat per parandalimin dhe perballimin e situatave qe krijohen ne keto dite te nxehta nga zjarret ne siperfaqet pyjore dhe kullotat si dhe mbi emergjencen ne furnizimin me uje te pijshem ne keto dite thatesire.

 
-U njohen me plan veprimin per parandalimin dhe perballimin e situatave qe krijohen gjate stines se veres nga zjarret ne siperfaqet pyjore dhe kullotat, ne bashkepunim me ndermarrjet ne vartesi te Bashkise, Njesite Administrative, Lagjeve dhe MZSH e Sh.A.Ujesjelles Kanalizime Berat Kucove
– U percaktuan detyrat konkrete per cdo institucion, te cilet cdo fund muaji te informojne me shkrim Bashkine Berat per situatat e krijuara dhe masat e marra.
– U njohen me skemen e lajmerimit per Bashkine Berat
– U kerkua qe Sh.A.Ujesjelles Kanalizime ne bashkepunim me Policine Bashkiake dhe te Rendit te organizoje task force per te penguar shperdorimin e ujit.
– U kerkua nga institucionet te kene ne gadishmeri mjetet duke paraqitur ne Bashki nje informacion mbi gadishmerinre e tyre ( nr. i mjeteve, targa, emri i drejtuesit te mjetit dhe nr.kontaktit. )
-Cdo institucion brenda dates 07.07.2017 te paraqese ne Bashki listen e personave qe do te marin pjese ne shuarjen e zjarreve ne rast shfaqjeje.

 
Bashkia Berat u ben thirje te gjithe qytetareve qe te jene te kujdesshem ne keto dite te nxehta per shfaqjen e zjarreve dhe te njoftojne ne keto numra kontakti :
MZSH 128
Policia 129
Bashkia Berat 0692191456
Spitali Rajonal Berat 127

 
Ju bejme thirrje qytetareve qe te tregohen te pergjegjshem ne perdorimin e ujit te pijshem ne keto dite thatesire si dhe ta kursejne ate.
Furnizimi me uje te pijshem do te kryhet me orare te reduktuara.
Do te gjobiten dhe procedohen penalisht ato qe shperdorojne ujin e pijshem per te freskuar oborret, lare makinat, vaditur bahcet etj.

 

Bashkelidhur Plan veprimi per zjarret : Plan Veprimi per Zjarret