Home / Aktivitete / Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 31.05.2017

Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 31.05.2017

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite :
1. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e dorheqjes nga funksioni i Këshilltarit Bashkiak Berat Z.Arben Konomi i subjektit politik “PS”.
2. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1- 31 Maj 2017.
3. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi përdorimin e fondit të shërbimit social, mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve të varrimit në rast fatkeqësie.
4. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi përdorimin e fondit të shërbimit social,mbështetje financiare për blerje pajisje për Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Berat.
5. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare të menjëhershme,për sigurimin e jetës dhe për shpenzime të tjera për përballimin e situatës emergjente.
6. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për miratimin e linjave të transportit të mësuesëve dhe nxënësve për vitin shkollor 2017.
7. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi dhënien e mendimit për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit më ujë të pijshëm dhe largimin (kanalizime) e përpunimin e ujërave të ndotur (trajtimin) si dhe tarifës fikse të shërbimit.
8. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi dhënien e konformitetit për marrjen e nismës për hartimin e PDV-së në Njësinë Strukturore 1/22.
9. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.57 Datë 28.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Berat” i ndryshuar.
10. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.62 Datë 27.05.2016 “Mbi miratimin e listës së familjeve që do të përfitojnë banesë me kosto të ulët të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave.
11. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Bashkisë ” Administrator për Lagjet e Qytetit”
12. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi dhënien e Titullit “Nderi i Qytetit” Z.Thoma Rrapit (pas vdekjes).
13.Shtesë në rendin e ditës Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi Vendosjen e Veprës së Artit “Statuja e Onufrit”
Informacion

– Informacion mbi rezultatet e inventarizimit fizik të aseteve të Bashkisë Berat për Vitin 2016.