Home / Njoftime / Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 28.04.2017

Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 28.04.2017

U zhvillua sot mbledhja e Keshillit Bashkiak me kete rend dite :
1. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1- 30 Prill 2017.
2. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi një ndryshim të VKB Nr.62 datë 27.05.2016 “Mbi miratimin e listës së familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët të ndërtuar nga EKB dhe Bashkia në Lagjen Murat Çelebiu”
3. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e strehimit në banesat sociale me qira.
4. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi përfitimin e subvencionimit të qirasë për familjen e Hysni Berberit dhe Miranda Plakut strehuar në Banesat Sociale.
5. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për miratimin e dhënies me enfiteozë të objektit ish-konvikti i vajzave të shkollës së mesme “Kristo Isak “, lagjia “22 Tetori”.
6. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare të menjëhershme,për sigurimin e jetës dhe për shpenzime të tjera për përballimin e situatës emergjente.
7. Relacion dhe Projekt – Vendim: Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB Berat Nr.57 datë 28.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Berat” i ndryshuar.
8. Relacion dhe Projekt – Vendim: Mbi miratimin e projekt-preventivit dhe fondit për objektin : Rikonstruksion i rrjetit KUZ dhe ujërave të larta në Lagjen “Dëshmorët e Kombit “ tek Xhamia L=305 ml.
9.Shtesë në rend dite: Mbi përcaktimin e kostos për shërbimin e gatimit dhe servimit të ushqimit me nënkontraktor të tretë për çerdhet ,kopshtet me drekë si dhe për konviktin.
10.Shtesë në rend dite: Mbi miratimin e ndryshimit të dectinacionit të fondit për objektin rikonstruksion rrugë dhe KUZ Lagja “Clirim”planifikuar ne buxhetin e vitit 2017 dhe PBA 2018-2019”