Home / Aktivitete / Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 23.11.2017

Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 23.11.2017

Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:
1. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e dorëheqjes nga funksioni i Këshilltarit Bashkiak Berat znj. Arsiola Dyrmishi i subjektit politik LSI.
2. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e dorëheqjes nga funksioni i Këshilltarit Bashkiak Berat znj. Iris Gërxhi i subjektit politik LSI.
3. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e dhënies së mandatit të Këshilltarit Bashkiak Berat z. Florenc Xhindi i subjektit politik LSI.
4. Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1- 30 nëntor 2017.
5. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e projektpreventivit dhe fondit për murin mbajtës në fshatin Rabiak në Njësinë Administrative Roshnik.
6. Diskutim: Njohja me treguesit e Plan Buxhetit 2018-2020 të Bashkisë Berat dhe Njësive Shpenzuese në Varësi, numri i përgjithshëm i punonjësve. (Materiali si draf i plotë do të paraqitet në mbledhjen e radhës në muajin dhjetor 2017.)
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, me përjashtim të pikës së tretë, e cila do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme.