Home / Njoftime / Mbledhja e Këshillit Bashkiak Berat, date 28.04.2016

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Berat, date 28.04.2016

Sot u zhvillua mbledhja e rradhes e Këshillit Bashkiak Berat me këtë rend dite :

1.Relacion dhe Projekt-Vendim “Dorëheqja e Këshilltarit Z.Thoma Jançe i Subjektit Politik PD dhe zëvendësimin e tij ”.

2.Relacion dhe Projekt-Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike ,pagesës së paaftësisë dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1- 31 Mars 2016”.

3.Relacion dhe Projekt-Vendim “Për miratimin e listës përfundimtare të inventarit të pronave të paluajtshme publike shtetërore që i transferohen në pronësi ose në përdorim të Njësisë Administrative “Velabisht” të Bashkisë Berat”.

4.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi masën e subvencionimit të qirasë për familjen e Agim Kullaut,strehuar në banesat sociale”.

5.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të bashkisë,njësive vartëse dhe shpërblimi i kryetarëve të fshatrave”.

6.Relacion dhe Projekt-Vendim “Për miratimin e strehimit në banesat sociale dhe në godinën e ish- konviktit të vajzave ,lagja “Murat Çelebiu”.

7.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi miratimin e fondeve për objektin “Mbrojtja Shpatit të Përroit nga Ujrat (Përoi i Zagores në Lagjen Uznove) Bashkia Berat.

8.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi miratimin e fondeve për rikonstruksion Çatisë të Objektit Qëndra Kulturore “Margarita Tutulani”

9.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi miratimin e fondeve për ndërhyrjen emergjente për ndërtimin e pritës në perroin e Duhanas dhe murit mbajtës në fshatin Rabiak”.