Home / Njoftime / Mbledhja e Këshillit Bashkiak Berat date 27.05.2016

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Berat date 27.05.2016

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite :
1.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi miratimin e dorëheqjes së Këshilltarit Z.Thoma Jançe i Subjektit Politik PD ”.
2.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi miratimin e dorëheqjes së Këshilltares Znj.Emisa Osoja i Subjektit Politik P.R ”.
3. Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi miratimin e disa ndryshimeve në V.K.B nr 6 datë 28.07.2015,Mbi miratimin e komisioneve të Këshillit Bashkiak Berat”
4.Relacion dhe Projekt-Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike ,pagesës së paaftësisë dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1-31 Maj 2016”.
5.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi përdorimin e fondit të shërbimit social ,mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve të varrimit të ndjerit Z.Dure Hamdi Koreci.
6.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi përdorimin e fondit të shërbimit social ,mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve të varrimit të ndjerit Z.Ylli Sali Zenuni.
7.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi përdorimin e fondit të shërbimit social ,mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve të varrimit të ndjerës Znj.Elvira Bazanji.
8.Relacion dhe Projekt-Vendim “Për miratimin e marrjes së konformitetit ,për marrjen e nismës për hartimin e PDV-së në nënnjësinë strukturore C.2.a/2.
9.Relacion dhe Projekt-Vendim “Për ndryshim dhe shtesë në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.14 datë 11.03.2014 .Për miratimin e studimit të përllogaritjes së kostos për kryerjen e shërbimit të pastrimit publik në qytetin e Beratit.
10.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi zbatimin e Reformës Administrative-Territoriale,miratimi i raportit të detyrimeve të prapambetura”.
11.Relacion dhe Projekt-Vendim “Për disa shtesa në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.53 datë 21.12.2015,Mbi miratimin e numrit të punonjësve ,pagat e administratës,ndërmarrjeve dhe njësive shpenzuese në varësi të Bashkisë Berat për vitin 2016”.
12.Relacion dhe Projekt-Vendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.57,datë 28.12.2015 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Berat ” të ndryshuar.
13.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi miratimin e planit financiarë të banesave sociale për vitin 2016”.
14.Relacion dhe Projekt-Vendim “Mbi miratimin e listës përfundimtare të familjeve të pastreha që do të përfitojnë banesë me kosto të ulët, të ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave”.
15.Relacion dhe Projekt-Vendim “Për vënien në funksion të sistemit të ri të adresave dhe popullimin e tij”.