Home / Njoftime / Marrëveshja kolektive midis Konfederatës së Sindikikatave të Shqipërisë dhe Bashkise Berat

Marrëveshja kolektive midis Konfederatës së Sindikikatave të Shqipërisë dhe Bashkise Berat

Të shtunën më datë 25 qershor, u nënshkrua në ambjentet e Bashkisë Berat, marrëveshja kolektive midis Konfederatës së Sindikikatave të Shqipërisë (KSSH) përfaqësuar z. Kol Nikollaj dhe Bashkisë Berat përfaqësuar nga Kryetari z. Petrit Sinaj.

Objekti i kësaj marrëveshje është zhvillimi i një strategjie të qendrueshme si dhe përmirësimin në tërësi të kushteve të punës të gjithë punonjësve të Bashkisë Berat, gjithashtu prioritet është bashkëpunimi ndërmjet palëve dhe shprehja e vullnetit institucional e
të Bashkisë Berat për zbatimin e të gjithë legjislacionit respektiv për rregullimin e marrëdhënieve juridike, ekonomike dhe sociale midis punëdhënësve dhe punëmarrësit, garantimin e të drejtave të punëmarrësve sidomos përsa i përket pagave dhe shperblimeve, kushteve dhe kohës së punës, lirisë së organizimit etj.