Home / Informacion / Kuzhina tradicionale

Kuzhina tradicionale

Jane rreth 25 Restorante te cilat jane te orientuara kryesisht ne sherbimin turistik . Ato ofrojne kuzhine tradicionale vendase dhe specialitete te huaja, kryesisht italiane. Në restorantet beratase serviret ushqim i traditës karakteristike beratase ku më i pëlqyeri është përsheshi me kaposh deti i cili shoqërohet me verë rrushi, prodhim i kantinave vendase. Gjellët karakteristike beratase janë edhe mish me kumbulla të thata, çorbë dasme, mish zogu me pilaf në saç etj.

Produktet në restorantet e Beratit janë përgjithësisht BIO  . Kjo ndihet në shijen e veçantë të tyre. Ju mund të shijoni specialitete vendase të përgatitura me mjeshtëri si byrekët me mish apo me djath, biftekët e mbushur me arra, turli me perime, tava me perime dhe mish e peshk, mish qengji ne zgarë te shoqëruar me garniturë nga perimet lokale,  bulmetrat e freskët. Vera e shtëpisë ,apo e kantinave të qytetit dhe rakia artizanale,janë shoqërueset më të mira.Ëmbëlsirat tipike të Beratit janë kabuni me rrush të thatë, monblan,trigonat,revani me arra, bakllavaja , shëndetlia.