Home / Aktivitete / Kryqi në Ujërat e Lumit Osum

Kryqi në Ujërat e Lumit Osum

6 janari, dita që simbolizon ujin e “bekuar”, përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë dhe jo vetëm. Ata përkujtojnë pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan. Veç shumë qytetarëve beratas pa dallim besimi, në këtë rit fetar, merrnin pjesë edhe kryetari i bashkisë së qytetit muze Fadil Nasufi, deputet e PD, Mehmet Xheka dhe Genc Pollo, deputeti i LSI, Nasip Naço etj. Nga lartësia e urës së Goricës mbi lumit Osum, imzot Ignanti, mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, me kryqin në dorë dhe nën tingujt e kambanave ka hedhur kryqin simbol të kësaj feste në ujërat e lumit Osum. Në garë për kapjen e kryqit kanë qënë10 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit. Të rinjtë janë zhytur në ujin e ftohtë të lumit në pritje të hedhjes së kryqit nga imzot Ignanti. Kryqi është kapur për herë të katër nga 34 vjeçari Edmond Gjençi, banor i lagjes “30 vjetori”. Si çdo vit, për të riun që kap kryqin Kisha dhe Mitropolia dhurojnë në shenjë simbolike rreth 15 mijë lekë (të reja) ndërkohë që fituesi me kryqin në dorë shkon në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë, Mangalem e Kala, ku i dhurohet një shumë simbolike.
Për besimtarët e krishterë, dita e 6 janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të zotit të tyre Jezu Krisht, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë. Kjo ditë sipas besimtarëve ka fuqi shëruese dhe nuk skadon, është Hiri i Shpirtit të Shenjtë në të gjitha ujërat e botës. Për besimtarët e krishterë aspekti i lavdishëm i ujit të bekuar konsiston në dy dëshmi të mëdha solemne: në atë të Shën Joan Pagëzorit dhe në dëshminë Hyjnore të Atit dhe Birit të Shenjtë. Pas hedhjes së kryqit, të gjithë besimtarët e krishterë beratas, iu drejtuan burimeve ujore për të mbushur shishe me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjatë gjithë vitin për ta pirë sa herë që ata janë të sëmurë.

Home / Activities / Kryqi në Ujërat e Lumit Osum