Home / Aktivitete / Kryetari i Bashkise pret një grup nxënësish miq të librit, të Shkollës Irfan Ngjeqari.

Kryetari i Bashkise pret një grup nxënësish miq të librit, të Shkollës Irfan Ngjeqari.

Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj, në prag të Festave të Fundvitit , priti në zyren e tij, një grup nxënësish të klasave të dyta të Shkollës Jopublike Irfan Ngjeqari. Ai iu uroi nxënësve suksese në procesin arsimor dhe i përgëzoi për nismen e tyre ‘’ Miq të librit’’.

Kryetari i Bashkisë Z. Sinaj u shpreh se Bashkia Berat do të sensibilizojë dhe mbështesë çdo nismë të shkollave dhe nxënësve të Bashkisë Berat, me infrastrukturën dhe financimet e nevojshme. Në buxhetin e vitit 2016, do të ketë një zë të veçantë financiar për projektet shkollore, për pajisjen me libra jashtëshkollore dhe do të fuqizohet infrasturktura moderne e bibliotekave të shkollave.

Kryetari i Bashkisë e nxiti stafin arsimor që këtë përvoje t’a aplikojnë edhe në shkolla të tjera të njësive administrative të Bashkisë se re të Beratit. Bashkia Berat ka akorduar së fundmi një fond prej 480.000 lekë të reja për blerje librash për Bibliotekën e qytetit, të cilat do t’i vihen në përdorim të rinjve dhe fëmijëve.

Presidentja e Shkolles se Mesme Jopublike  Irfan Ngjeqari Znj. Resmie Ngjeqari, falenderoi Kryetarin e Bashkisë për pritjen e ngrohtë dhe në emër të gjithe stafit dhe nxënësve i uroi suksese në punën e tij si Kryetar i Bashkisë dhe shprehu kënaqësinë që Bashkia e Beratit ka vizionin e duhur për të mbështetur me infrastrukturë dhe me buxhet financimesh jo vetëm shkollat publike, por edhe ato jopublike.

Drejtori i shkollëes Z. Bashkim Allajbeu, e siguroi Kryetarine Bashkisë, se nismën ‘’Miq te Librit ‘’ do t’a pasurojne akoma më tej, duke modernizuar bibliotekën e shkolles , duke blerë tituj të rinj të librave jashtëshkollore, e për rrjedhojë, duke shtuar edhe numrin e lexuesve të librit.

Në fund të takimit, të ngrohtë dhe tepër miqësor, nxënësit e shkollës i dorëzuan Kryetarit të Bashkisë si dhuratë simbolike një kalendar të vitit 2016, ku në çdo faqe të tij ishin përfshirë të gjitha aktivitetet që kanë zhvilluar nxënësit e kësaj shkolle.