Home / Njoftime / Konferencë për shtyp: Asetet Publike dhe Merkatoja e Qytetit

Konferencë për shtyp: Asetet Publike dhe Merkatoja e Qytetit

Nje nga burimet kryesore te te ardhurave vendore jane pronat e pushtetit vendor. Kjo eshte nje mundesi potenciale shume e madhe, e pashfrytezuar deri me sot per shkak te vonesave ne nivelin kombetar te zbatimit te ligjit per Inventarizimin, Transferimin dhe Regjistrimin e Pronave Publike.

Ne Qershor te ketij viti, Bashkia Berat e perfundoi kete proçes dhe ka tashme me VKM inventarin e plote te pronave ne pronesi dhe ne perdorim.

Procesi eshte ne fazen e regjistrimit prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, proçes i cili eshte i komplikur per shkak te prodhimit te materialeve hartografike si planet e studimit dhe planimetrite dhe per shkak te kostove financiare qe i duhen pushtetit vendor per kete qellim.

Ne shtator 2010 Qeveria nxori nje vendim per heqjen  e tarifave qe paguhen nga NJQV gjate regjistrimit te pronave.

Meqenese deri me sot, procesi i pronesimit te NJQV ka qene kaotik dhe i fragmentizuar, edhe administrimi i tyre ka qene joeficent dhe i pastrukturuar!

Deri me sot, nuk eshte bere asnje vleresim per kontabilitetin dhe detyrimin per pronat e paluajtshme vendore dhe vlerat e tyre nuk pasqyrohen saktesisht ne bilancet e NJQV.

Nga ana tjeter, pronat kane edhe kosto per mirembajtjen e tyre dhe ne kete kuptim  ato nuk duhet te jene objekte qe konsumojne fonde ne drejtimin negativ, por te gjenerojne te ardhura sipas vleres se pasurise dhe funksionit qe kryejne.

Bashkia, nuk duhet te subvencionoje aktivitete, sherbime dhe funksione qe dalin me humbje, ose te kryeje investime qe e rikthejne perfitueshmerine e fitimit ne nje kohe te larget dhe pa interes publik e financiar.

Nje shembull konkret qe kerkon trajtese publike dhe vendimarrje per miremenaxhimin eshte edhe objekti i Merkatos se Qytetit, e cila ndodhet prane Qendres Mesjetare, Pasuri e  UNESCO-s dhe e perfshire ne zonen e mbrojtur te Qendres Historike.

Merkato e Qytetit eshte nje godine 2 kateshe .Objekti ka nje siperfaqe prej 930 m2/kat pra gjithsej 1860m2.

Gjate gjithe periudhes se tranzicionit ne keto 22 vjet, Merkato ka funksionuar si njesi e tregtimit te bulmetit, mishit dhe te fruta-perimeve si dhe si vend i shitjes se shpendeve dhe bagetive te imta ne ditet e fundjaves.

Per shkak te shtrirjes se sherbimit privat dhe te bizneseve ushqimore ne gjithe hapsiren e qytetit, merkata  e ka humbur funksionin si njesi qendrore grosiste. Prej vitesh ajo shfrytezohet ne 15-20% te siperfaqes se saj nga tregtaret dhe sherben kryesisht per banoret e zones perreth!

Çdo perpjekje e bashkise per te maksimalizuar shfrytezimin e kapaciteteve te saj ka qene  e pasukseseshme.

Respektimi i inisiatives se lire dhe veterregullimi i tregut, nuk pranojne imponime dhe detyrime  per te shfrytezuar hapsirat  e kesaj godine jashte interesave te tregtareve si qerramarres!

Nder vite nga bashkia jane bere investime ne kete godine per te qene funksionale ne sherbimin e tregetimit te produkteve te ushqimit.

Ne vitin 1998    eshte bere rikonstruksioni i plote i godines ne vleren 250 milion leke.

Ne vitin 2005—700.000 leke per hidroizolim

 Ne 2007-2011   — 600.000 per lyerje e meremetime te vogla.

Bashkia ka mbuluar shpenzimet e ujit, te energjise elektrike dhe te kostove te cilat perllogariten ne 270 mije leke ne vit.

Bashkia kryen çdo vit shpenzime per lyerje, dizifektime, dhe sherbime higjeno-sanitare qe perllogariten ne vleren 100.000 leke ne vit.

 Ne dispozicion te Merkatos çdo vit jane paguar:

a-1 agjent tatimor per menaxhimin e ambjenteve dhe vjeljen  e detyrimeve

b-3 roje te objektit

c-1 punonjese sanitare

 Fondi i pagave per keta punonjes kap vleren 2.104.000 leke.

Shpenzimet totale per personel, mirmbajtje dhe pagesat e ujit dhe energjise zene  2,514.000 leke.

 Ne vitet e fundit dhe aktualisht ne merkato jane sistemuar 32 tregetare, te cilet kryejne keto aktivitete:

     18 njesi te shitjes se mishit

    7 njesi bulmetore

    3 njesi artikuj industrial

    4 njesi fruta-perime

Pagesa qe bejne ndaj bashkise eshte tarife per zenie te hapsires publike te mbuluar e cila eshte vendosur 30-50 leke per m2/dite.

Çdo subjekt paguan 70.191 leke/vit si detyrim tatimor.

E ardhura vjetore nga keta tregtare eshte 246.06 leke/vit.

Bilanci i te ardhurave me shpenzimet eshte me trend negativ.

Aktualisht objekti eshte ne gjendje fizike te amortizuar dhe nuk ploteson kushtet higjeno-sanitare per tregetimin e produkteve te mishit dhe bulmetit.

Tregetaret, si qirramarres, nuk kane plotesuar standartet dhe kriteret e licensimit per ushtrimin e aktiviteteve te produkteve te mishit si dhe komoditetin e nevojshem per ruajtjen dhe tregetimin e ketyre produkteve.

Taks-forca e ngritur nga Ministria e Bujqesise, evidentoi mangesi dhe vendosi sanksione ligjore deri ne mbylljen e godines se Merkatos dhe pezullimin e aktivitetit te saj nga tregetaret.

Bashkia e rreshton vehten ne krah dhe ne mbeshtetje te tregetareve, si nje çeshtje sociale dhe garanci  te veprimtarise se ketyre bizneseve , si dhe merr persiper detyrimin ligjor te plotesimit te kushteve me investim te godines se Merkatos.

Projekti dhe preventivi i trajtimit te pjesshem, pra i katit te pare shkon ne 30 milion leke te reja. Ky investim lidhet vetem me ambjentet e brendeshme, pa trajtuar fasadat, qe eshte detyrim i zgjedhjes arkitekturore sipas rregullores se menaxhimit te Q.Historike.

Bashkia nuk disponon mjetet financiare per nje investim te tille, nderkohe qe barra finaciare e bashkise eshte teper  e renduar, per shkak te pakesimit te granteve, realizimit jo ne nivel e pritshem te te ardhurave vendore, per shkak te krizes, e rritjes se shpenzimeve dhe subvencioneve te ngarkuara me ligj per sherbimet publike, per ujesjellesin, per sportet, kulturen, qendrat sociale etj.

Nderkohe ne zbatim te ligjit dhe ne kushtet e konkurences, tregetaret e ish-Merkatos kane gjetur privatisht ambjente me qera dhe kane zhvendosur aktivitetin e tyre ne prona private.

Kjo do te thote, se ne pronen shtet, partneriteti nuk eshte efikas dhe modeli shteti si qiradhenes-taksapagues eshte i kontestueshem dhe abuziv.

Sjell ne vemendje faktin se kultura e tregetimit te mishit  dhe e ekspozimit te tij eshte e tejkaluar dhe shqetesuese per mbrojtjen e konsumatorit!

Prezenca e gjithfarllojshme edhe per shkak te tradites se pazarit krijon nje imazh jo te mire, aq me teper per turistet qe vizitojne zonen historike dhe muzeale.

Per hir te se vertetes, ne gjykimin tim, por edhe ne koshiencen  e qytetareve, ka nostalgji per nje ish vlere qendre tregetare qe gumezhinte kur ishte e vetme, ndersa sot eshte kthyer ne nje shqetesim publik per ate çka perfaqeson dhe per degradimin e saj.

Duket sikur vemendja dhe trajtimi i ketij problemi u vu ne levizje tani dhe po krijohen sensibilitete dhe gjykime pro dhe kunder duke u mare me çeshtjen e qiramaresve te deritanishem dhe jo me rifunksionalizimin dhe jetezimin e godines se merkatos.

Ne lidhje me kete çeshtje, po sjell ne vemendje te publikut rekomandimet e  Planit te Pergjithshem Vendor, te Strategjise te Zhvillimit te Qytetit, te Planit te Turizmit, dhe Planit te Menaxhimit te Qendres Historike te pranuar nga UNESCO, qe fokusohen ne trajtimin arkitekturor te objekteve te zones se mbrojtur duke korrigjuar difektet qe paraqesin objektete e kohes se komunizmit, per te mundesuar investimet privato-publike ne rehabilitimin dhe ndertimin e objkteve mbeshtetese, te sigurojme objekte menaxheriale dhe te marketingut prane Qendres Historike (siç eshte edhe Merkato) dhe te investohet per nje strukture te permiresuar dhe te percaktuar mire urbane per objektet qe duhen integruar me qendren historike.

Ne menyre qe Berati te mund te arrije kete vizion te se ardhmes duhet te ofroje sherbime tregetare me cilesi te larte urbane sipas standarteve te pranuara bashkekohore.

Ne ligjerate te drejte ne Strategjine e Turizmit  me Matricen e Fish-Projekteve propozohet qe te transformohet Merkato e Qytetit ne Qender Shumefunksionale per Turistet, ç’ka nenkupton supermarketet, salla ekspozitash, panaire, artikuj suveniresh dhe prodhime tipike etj.

Nga ana tjeter, duke e  poseduar ligjerisht si prone, pasi kemi permbyllur proceduren perkatese, na lind e drejta e menaxhimit edhe ne bashkepunimin publiko-privat, me oferte te hapur, me destinacion te percaktuar dhe si objekt i trajtuar teresisht nga pikepamja arkitekturore dhe e funksionit nepermjet dhenies me qera ose emfitoze.

Si kryetar bashkie, e prita me optimizem kerkesen e Drejtorit Ekzekutiv te Shoqerise CONAD Albania sh.p.k., z.Maksimiliano Roberto Roncari, qe eshte shoqeri lider ne tregun italian te supermarketeve, i cili shprehu interesin e hapjes se filialit te  CONAD ne Berat.

Si ambjent i pershtatshem dhe me avantazhe reciproke i rekomanduam Godinen e Merkatos, me detyrim per te investuar sipas projektit qe  e trajton teresisht  kete godine dhe qe respekton ligjet perkatese dhe vendimarjet perkatese per investim dhe menaxhim.

Kjo kompani pasi investigoi gjendjen e godines,pozicionin e saj dhe qellimin e te qenurit prezent ne Berat, paraqiti kerkese zyrtare per ta mare me qera ose emfiteoze  duke parashikuar nje investim rreth 600 mije Euro.

Nisur nga investimi shume serioz dhe me peshe te konsiderueshme financiare qe ka efekt te ndjeshem dhe fisnikeron nje ambjent te degraduar, si dhe nga fakti si krijohet mundesia e afrimit te eksportimit te produkteve  tona lokale ne rrjetin e shoqerise CONAD dhe padyshim e leverdishmerise se vjeljes se qerase dhe te ardhurave per bashkine, administrata e bashkise, ka pergatitur projekt vendimin per Keshillin Bashkiak per dhenien me qera me emfiteoze te kesaj godine.

Dhenia me qera me amfiteoze behet me procedure te hapur publike dhe me konkurim te shoqerive ose kompanive qe shprehin interes.

Qeraja vihet per siperfaqen e dhene me çmimin dysheme 150 leke te reja per m2 ne muaj, qe do te thote minimalisht rreth 300 mije leke te reja  te ardhura ne muaj dhe asnje shpenzim  tjeter si deri me sot ku paguhet per personel mirembajtje etj.

Ne thelb , prona eshte e bashkise, investimi eshte teresisht privat dhe perfitueshmeria eshte reciproke dhe shumeplaneshe.

Duke njohur ndjeshmerite publike, keqkuptimet ose  keqinterpretimet ne lidhje me menaxhimin e pronave, por edhe skepticizmin qe dominon ende per partneritetin publiko – privat, gjykova ta trajtoj publikisht kete çeshtje, me qellim qe edhe vendimarrja e Keshillit Bashkiak te jete ne akord me interesin publik dhe me zgjidhjet qe rrisin performancen e qytetit, standartet e sherbimit, administrimet e suksesshme dhe nxitjen e investitoreve te medhenj per te qene prezent ne Berat.

Dua te inkurajoj gjithe sipermarresit dhe investitoret qe te vine ne Berat, te bashkepunojme me Bashkine, me sektorin privat dhe te investojne ne fushen e turizmit, te agrobiznesit dhe sektore te tjere te ekonomise e prodhimit, pasi Berati eshte nje oferte optimiste per cdo investim.

Fluksi ne rritjen e turisteve, eshte sinjal pozitiv per qytetin e Beratit , por tregu turistik nuk mund te kete te ardhme pa infrastrukturen, logjistiken dhe plotesimin e standarteve ne hoteleri, restorante, njesi sherbimi,  supermarkete, resorte, ambjente sportive etj.

Une gjykoj se nuk eshte shenje e mire qe nje qytet si Berati, pas 20 vjetesh ne demokraci nuk ka ende prezence te Kompanive dhe Shoqerive lider nderkombetare ndaj eshte koha e dhenies se shansit per te pritur investime te tilla.

Ne kete komunikim me mediat  dhe ne takime e konsultime te tjera me publikun, pres reagimet dhe rekomandimet e qytetareve te grupeve te interesit dhe faktoreve te tjere per vendimarrjes dhe zgjidhje te çeshtjes se dhenies me qera te objektit te Merkatos!

Nderkohe, ju ftoj qe veç fjales sime te beni nje vezhgim perreth dhe brenda Merkatos se si paraqitet gjendja  e sotme e saj.

Ashtu siç eshte degraduar kjo godine, dhe shume objekte te tjera qe presin investime per rikonstruksione ,me keq akoma jane buxhetet e zbrazura te bashkise Berat dhe qeverisjes vendore ne teresi!

Hapesirat e partneritetet publiko-privat jane mundesi investimi, zhvillimi dhe progresi!

Ndaj ftoj krahas CONAD edhe investitore te tjere te konkurojne dhe te gjejne vehten e tyre  ne Berat!

Ju faleminderit

Kryetari i Bashkisë

Fadil Nasufi