Home / Aktivitete / Konferenca e shtypit e Kryetarit Z. Fadil Nasufi me rastin e 4 – vjetorit të pranimit të Beratit në UNESCO.

Konferenca e shtypit e Kryetarit Z. Fadil Nasufi me rastin e 4 – vjetorit të pranimit të Beratit në UNESCO.

Po mbushen 4 vjet qe Qendra Historike e Qytetit te Beratit është përfshire ne listën trashëgimisë Botërore te UNESCO-s.
Ky Vendim u mor me 8 Korrik 2008 nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore qe votoi ne Kuebek te Kanadasë , duke e nominuar Beratin ne Listën e Trashëgimisë ne seri me Gjirokastrën –për vlerat e jashtëzakonshme qe kane këto dy qytete, për kriteret e njëjta dhe për shembullin e rralle te Beratit si një qytet me një karakter arkitektural tipik te periudhës Otomane.
Kjo periudhe 4- vjeçare, ka dëshmuar përparësitë dhe avantazhet e regjistrimit te Beratit ne UNECO dhe ka orientuar dhe fokusuar programet e zhvillimit te qytetit nen këtë përgjegjësi dhe status.
Sot evidentohet qarte se ne jemi pjese dhe pasuri  e komunitetit ndërkombëtar, -dhe nuk është pak te përzgjidhesh dhe te jesh midis 962 pasurive kulturore dhe natyrore te Globit, ose te jesh një qytet i shpallur pasuri e mbare njerëzimit – i rreshtuar ne 157 vendet anëtare te botes qe ka përzgjedhur UNESCO.
Nominimi i Beratit ne UNESCO –ka ndikuar ne rritjen e përgjegjësive ligjore dhe te angazhimit te pushteteve dhe institucioneve për te plotësuar detyrimet dhe standardet e statusit ne UNESCO.

Ne sot konstatojmë një ndjeshmëri te larte publike, një ndërgjegjësim dhe sensibilizim te komunitetit dhe qytetareve për t’u përfaqësuar denjësisht përballe detyrimit si qytet me vlera shume-dimensionale qe i takon trashëgimisë botërore.
Tashme janë bere te prekshme dhe kane dhëne rezultate konkrete –masat e forta mbrojtëse, planet e menaxhimit për zonën e mbrojtur, konsulencat dhe këshillat teknike nga ekspertet e UNESCO-s , akordimi i fondeve ndërkombëtare, prezenca turistike dhe e vizitoreve te huaj ne rritje, promocioni dhe rrjetëzimi ndërkombëtar i Beratit, organizimi i Konferencave dhe takimeve ndërkombëtare ne Berat, hartimi i dokumenteve dhe planeve te zhvillimit për Trashëgiminë dhe Turizmin, ruajtja dhe vitalizimi i Qendrës Historike, rritja e trendit te investimeve, ndryshimi i tregut te banesave dhe marketimi me i specializuar dhe me përfitueshmëri të vlerave dhe pasurive te qytetit.
Ne këto 4 vjet, ka produkte te shumta pune dhe arritjes qe i dedikohen statusit te Beratit ne UNESCO.
Ka përfunduar Plani i Përgjithshëm  i Zhvillimit te Territorit.
U hartua Strategjia dhe Plani I Veprimit per Turizmin
Po zhvillohen projekte për studime sizmike dhe te mbrojtjes .
Ka filluar puna për rehabilitimin e Kalasë qe financohet nga KE ne shumen  1milion euro.
Jemi ne axhendën e financimit nga Fondi Shqiptaro Amerikan i cili do te vazhdoj me ndërhyrjen ne infrastrukturës ne Qendrën Historike.
Ka filluar puna për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit për Unazën e Qytetit dhe sistemimin e Lumit Osum.
Banka Botërore do te financoje projektin ‘Ruajtja e Qendrës Historike dhe rigjenerimi urban’’.
TIKA po financon rikonstruksionin e objekteve te kultit mysliman.
Është hartuar studimi dhe projekti për mbrojtjen e Qendrës Historike nga rrëshqitjet dhe rreziqet natyrore.
Kane filluar projektet e rehabilimit për infrastrukturën për zonën tampon dhe qendrën e qytetit.
Është rritur interesi dhe oferta nga Kompani te huaja për te bashkëpunuar me Bashkinë Berat etj.

Njëkohësisht ne këto katër vite, ne Berat janë organizuar disa evente te rëndësishme dhe bashkëpunime me partnere te huaj, qe kane impakte dukshëm promocionale dhe kane dinamizuar aktivitetin ne Berat dhe përgatitjen e projekteve PR perfitueshmeri konkrete.
Do te veçoja Projektin SUSTCULT ,qe udhëhiqet nga Bashkia Venecia dhe ku përfshihen 7 qytete te Evropës Juglindore. Ky projekt financohet nga BE programi për Evropën Juglindore fondet IPA dhe veç konferencës dy ditore e cila u zhvilluar ne Maj te këtij viti, tashme po përgatit Platformën GIS e cila do te jete Platforma e pare ne Shqipëri për atraksionet turistike dhe Planin e menaxhimit te Qytetit.
Ne muajin Korrik 2012 përfundon Plani i Menaxhimit te Mjedisit qe financohet nga REC dhe EDEN.
Këtë vit Berati është përfshire ne programin 5  vjeçar te USAID dhe do te jemi përfitues ne sektorë te ndjeshëm si: ujësjellës kanalizime, shërbimet publike, taksat dhe financat vendore, mbështetje ne fushën  e teknologjisë informative etj.
Ne muajin Qershor 2012 u organizua Workshopi Evropian “Menaxhimi Urban i Qendrës Historike – Shembulli i Beratit” –qe u mbështet nga Ministria e jashtme Franceze, Ambasada Franceze ne Shqipëri dhe SHoqata e Qyteteve te Artit dhe Historisë te Francës.
Gjithashtu ne muajin Mars 2012 u realizua një edicion i veçante për Beratin ne websitin dhe gazetën e Organizatës Botërore te Qyteteve Historike.
Ne edicionin e këtij viti, Berati cilësohet si destinacioni kryesor ne Shqipëri ne librin ‘’Lonely Planet’’ libri me i shitur i udhëtimeve.
Organizata Zvicerane e udhëtimeve e ka shpallur Beratin si ‘’ Destinacioni i vitit 2012 ‘’ duke i akorduar çmim special.
Gjate dy viteve te fundit janë rritur botimet cilësore për Beratin, ku inventarit te botimeve i shtohet albumi fotografik me autor Leon Çika, Albumi fotografik dhe komentuari për Beratin me autor Niko Xhufka, Guida Turistike për Beratin i botuar nga Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare, revista “Art dhe Trashëgimi’’ etj.
Veç takimeve, konferencave, vizitave dhe bashkëpunimeve bilaterale, ne Shtator 2012 do te realizohet Konferenca me drejtuesit e Forumit Ekonomik Gjerman dhe me sipërmarrësit e biznesit Gjerman.
Nga viti ne vit vjen ne rritje numri i turisteve te huaj ne Berat. Për periudhën Janar- Qershor 2012 qytetin e kane vizituar 10.400 vizitore te huaj ose 45 % me shume se e njëjta periudhe e vitit 2011. Aktualisht kemi 18 njësia akomoduese me një total prej 348 shtretër dhe 175 dhoma dhe ka oferta dhe projekte nga sipërmarrësit private për te investuar ne fushën e turizmit.
Ndërkohe qe unë paraqita një panorama realiste dhe optimiste te punës ne Berat ne këto 4 vite te rregjistirmit te qytetit ne UNESCO, nuk mund te fshehim dhe te mos ngremë zërin për disa shqetësime, rriske dhe kërcënime qe u rrinë mbi koke vlerave dhe pasurive te qytetit te Beratit.
Janë 107 monumente te kategorisë se pare dhe 383 monumente te kategorie se dyte qe presin me vite fonde për  fonde për trajtime sipas kritereve të konservimit dhe marketimit, por me burime kaq simbolike të buxheteve të sotme ato rrezikojnë degradimin. Janë 83 shtëpi të braktisura në qendrën historike, të cilat japin sinjalin e harresës dhe të asgjësimit, jo thjesht si banesa individuale, por si ansambël arkitekturor i Qendrës Historike. Muret bizantine në Kalanë e Beratit kanë rënë dhe disa afreske të kishave po humbasin gjurmët e origjinës. Janë mbi 400 ikona dhe monumente të hershme që janë në gjendje dëshpëruese dhe që s’kanë më kohë të presin pamundësinë e gjetjes së burimeve të financimit. Tranzicioni ka krijuar jo pak probleme me ndërtimet pa leje dhe deformimet urbane të shfaqura jo aq problematike në qendrat historike, por tepër kërcënuese në zonën tampon, ku aktualisht janë mbi 42 ndërtime që nuk i plotësojnë kriteret sipas ligjit dhe rregullores. Po kështu, rreziqet e rënies së gurëve nga shpatet e kalasë dhe Gorica, si dhe rreziku i rënies së zjarreve dhe mungesa e hidranteve janë refren që përsëritet, ndërkohë që zgjidhja me financim projektesh në këtë fushë duket e largët dhe jo shpresëdhënëse. Veç të tjerash, dëshmi e harresës, e izolimit dhe e lënies në periferi të programeve të zhvillimit të Beratit në këto vite, është edhe rruga nacionale Berat-Lushnje dhe ajo Berat-Fier. Këto dy akse rrugore të shkatërruara plotësisht dhe të shoqëruara me indiferencë dhe mungesë vëmendjeje për financim nga ana e Qeverisë, janë imazhi më i qartë sesi vlerësohet realisht kultura dhe turizmi.

Mungesa e investimeve kapitale prej vitesh, është një privim dhe kosto e padrejtë që rëndon mbi qytetarët dhe taksapaguesit e Beratit, të cilët janë kontribues të rëndësishëm në fushën e turizmit, në agro-biznes dhe në përfaqësimin e vlerave kulturore dhe historike si kryeqytet i kulturës kombëtare dhe si shtëpi kombëtare e mikpritjes dhe turizmit. Në dy vitet e fundit financimet e buxhetit të shtetit janë tkurrur dhe janë pothuajse inekzistente për bashkinë e Beratit. Këto mungesa fondesh nuk janë thjesht për arsye të krizës dhe të vështirësive, me të cilat përballet buxheti i shtetit, por janë produkt i politikave klienteliste të qeverisë dhe i paaftësisë së përfaqësuesve të zgjedhur të Beratit që nuk lobojnë dhe nuk bashkëpunojnë për zgjidhjen e sfidave dhe mbështetjen e projekteve për Beratin dhe qarkun tonë.

Sot (dje), është edhe dita e apelit publik dhe e shfaqjes së përgjegjësive të përbashkëta për të bërë ndryshime të mëdha dhe për të financuar projekte madhore për Beratin, si qytet i regjistruar në UNESCO. Në emër të qytetarëve beratas, i kërkoj qeverisë qendrore që të kthejë kokën nga Berati dhe të financojë projektet tona, projekte që do të ruanin dhe rivitalizonin vlerat e papërsëritshme të qytetit. Nga këto financime nuk fiton vetëm Berati, por gjithë Shqipëria, pasi produkti dhe investimi është i rikthyeshëm dhe i shumëshpërblyer për atë çka përfaqëson Berati.