Home / Aktivitete / KONCERT I KORIT SINODAL TË MOSKËS

KONCERT I KORIT SINODAL TË MOSKËS

Dje pasdite në mjediset e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” u zhvillua një koncert nga Kori Sinodal i Moskes. Repertori i Korit përfshinte himne liturgjike në traditën e kishës ortodokse ruse. Kori Sinodal i Moskës shoqëron Patriarkun e Kishës Ruse, Kiril, i cili sot do të kryejë një vizitë me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Përshëndeti koncertin Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Teuta Muçogllava, e cila e vlerësoi këtë aktivitet si një mundësi të shkëlqyer per të njohur e për të shkëmbyer kulturat midis dy vendeve tona.