Home / Të Reja / KONCERT DHE KONKURS FOTOGRAFIE NË DITËN E MONUMENTEVE TË KULTURËS

KONCERT DHE KONKURS FOTOGRAFIE NË DITËN E MONUMENTEVE TË KULTURËS

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Kulturore u organizua sot në parkun e shëtitores kryesore të qytetit konkursi i fotografive me temë “Trashëgimia Kulturore në Berat”, si dhe një koncert nga Kristi Karkanaqe Band. Aktiviteti u organizua nga Bashkia Berat, BID Berat dhe AADF.

Fotografitë e ekspozuara u vizituan nga shikues të shumtë, midis të cilëve Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, si dhe përfaqësues të tjerë të Bashkisë Berat. Arti i fotografisë dhe muzika e grupit KARKANAQE BAND u përcollën me interes nga turistë kosovarë dhe të huaj, si dhe nga mjaft të rinj të qytetit.