Komedia “Çifti i shqyer”, e dramaturgut Italian Dario Fo ka lënë kryeqytetin për t’u zhvendosur në skenën e qëndrës së kulturës “Margarita Tutulani” në qytetin tonë pasditen e së mërkurës,me mbeshtetjen e Bashkise Berat. Realizuar me regji të Julia Sinanajt dhe Armela Demajt , kjo vepër ka për protagonistë aktorët Klodjana Keco dhe Ledjon Zoi. E shfaqur së pari në teatrin e “Metropolit” dhe e pritur me interes nga publiku , kjo shfaqje ka nisur një turne në qytetin e Elbasanit , Vlorës, Beratit dhe Fierit. Sipas aktores Klodjana Keco, kjo iniciativë kulturore e mbështetur nga Ministria e Kulturës, nuk do të mjaftojë vetëm me kaq, por do të vazhdojë edhe në pikun e sezonit turistik, nëpër qytete të tjera bregdetatre dhe turistike. Komedia trajton në mënyrë groteske historinë e një çifti të martuar. Gruaja është një femër në depresio , e cila ka tentuar disa here vetëvrasjen , e zhgënjyer nga tradhëtitë e vazhdueshme të të shoqit. Nga ana tjetër, burri është në një përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur këtë mënyrë jetese si diçka normale. Ai pretendon se “ çifti I hapur” është një domosdoshmëri e kohës , ku secili nga partneret nuk është i detyruar të jetë besnik, por duhet të kërkojë “ shkëndija dhe pasione të tjera. E luajtur me mjeshtëri nga dy aktorët Keco dhe Zoi komedia është ndjekur me interes nga dashamirës të artit në Berat.