Home / Aktivitete / Kampi Trashëgimi+

Kampi Trashëgimi+

Të rinj të qytetit të Beratit dhe nga qytete të ndryshme në Francë janë duke marrë pjesë në “Kampin Trashëgimi+” të organizuar nga Bashkia Berat, Organizata e Eksploruesve të Francës, Aleanca Franceze, Korpusi i Paqes dhe qendra e Artizanatit Margarita. Kampi do të vijojë për rreth dy javë.

Disa nga aktivitetet e kampit në të cilat janë përfshirë të rinjtë janë mirëmbajtja e mjedisit në Qendrën Historike, shkëmbime kulturore dhe gjuhësore në Aleancën Franceze, vizita studimore në rajonin e Beratit, në Qendrën Historike, në Qendrën e Artizanatit Margarita etj.

Pjesëmarrësit në kamp po japin një kontribut të çmuar për mirëmbajtjen dhe meremetimin e “Qendrës për Ndërveprim dhe Zhvillim të Komunitetit” në Lagjen Kala e cila është duke u krijuar nga Bashkia Berat dhe partnerët.