Home / Aktivitete / KAMPI RAJONAL I RESTAURIMEVE NË BERAT

KAMPI RAJONAL I RESTAURIMEVE NË BERAT

KAMPI RAJONAL I RESTAURIMEVE NË BERAT

Ditën e djeshme, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj dhe një pjesë e stafit të tij tij, në shoqërinë e ambasadorit suedez në Shqipëri, z. Johan Ndisi dhe drejtorit të DRKK Berat, z. Eugen Kallfani, vizituan Kampin Rajonal të Restaurimeve që po zhvillohet në Berat.
Kampi Rajonal i Restaurimit përbëhet nga dhjetëra studentë dhe specialistë nga rajoni, të cilët prej dy javësh po ushtrohen në shërbim të ruajtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore dhe të formimit të tyre profesional. Aktualisht Kampi është duke u zhvilluar në lagjen “Goricë”, në banesën e z. Stavri Duhanxhi si dhe në shkollën profesionale “Stiliano Bandilli”, ku pjesëmarrësit janë duke u trajnuar në fushën e gurgdhendjes.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse patën mundësi të përfshiheshin në mënyrë demonstrative në praktikat restauruese të kampit. Në fjalën e tij, Kryebashkiaku Sinaj vlerësoi këtë projekt si një mënyrë novatore në drejtim të ruajtjes së trashëgimisë, por edhe për të tërhequr interesin, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin e studentëve dhe të komunitetit.
Kampi zhvillohet nga organizata “Trashëgimia kulturore pa kufij”, Shqipëri, me mbështetjen e qeverisë suedeze dhe partnerëve të saj.