Home / Investime / Investimet në lagjen “Çlirim” në rajonin nr 1.

Investimet në lagjen “Çlirim” në rajonin nr 1.

Nuk do të lihet asnjë pas dore🖐

Lagjet e Beratit kanë shumë kohë që nuk shohin asnjë investim që ndryshojnë plotësisht realitetin. Gjejmë shpesh pallate të amortizuara duke i dhënë pamjen e lagjeve të harruara.

Tashme kjo po ndryshon! 💪

Radha sot është e lagjes Çlirim në rajonin nr 1.

Plot 17 pallate do të rinovohen. Përveç bukurisë së fasadave, aty do të bëjmë termoizolimin për të rritur efiçencën energjetike. Pallatet do të jenë më të ngrohta në dimër dhe më të freskëta në verë.

Me këtë investim, vetë banorët do të jenë tashmë pronarë të një apartamenti që do të kushtojë më shumë para.

Shumë shpejt do të kemi ndërhyrje të tjera në rajonin 1. të cilat do e kthejnë nga një lagje me problematika të shumta në një lagje të rigjeneruar.

#BashkiaNëPunë✅