Home / Investime / Inspektimet ne fshatin Kamcisht

Inspektimet ne fshatin Kamcisht

Kryetari i Bashkisë z.Petrit Sinaj inspektoi sot punimet për shtrimin me beton të rrugës në fshatin Kamçisht, në Njesine Administrative Sinje, rrugë e cila ishte kthyer në një problem shqetësues për banorët e lagjes, duke sjellë vështirësi në qarkullim, si në këmbë, ashtu edhe me mjete.

Deri më tani Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka shtruar afro 150 m nga 320 m që është gjithë segmenti i kësaj rruge, e cila pritet të përfundojë brenda kësaj jave.

Banoret shprehen falenderimet e tyre, dhe theksuan qe ne kete zone nuk ishin kryer asnje here nderhyrje ne infrastrukture duke e kthyer Kamçshtin ne nje lagje te harruar prej me shume se 27 vitesh.