Home / Aktivitete / Inaugurohet Zyra e Interpretimit Turistik me rastin e hapjes se sezonit turistik

Inaugurohet Zyra e Interpretimit Turistik me rastin e hapjes se sezonit turistik

Inaugurohet Zyra e Interpretimit Turistik me rastin e hapjes se sezonit turistik
Të pranishëm Kryetari i Bashkisë Z. Petrit Sinaj, Prefekti i Qarkut z.Fadil Nasufi,Drejtorja e Bankës Botërore Znj.Tahseen Sayed, Zv/Ambasadori i Zvicrës Z. Philip Keller, Zv Ministrja e Turizmit Znj. Adela Karapiti, Përfaqësues të Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Drejtues të USAID, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim,Koperacionit Zvicerian, Risi Albania etj. Të pranishëm shumë qytetarë të Beratit dhe shumë vizitorë .
Për krijimi e kësaj zyre janë shumë partnerë pa ndihmën e të cilëve, ky projekt do të ishte i pamundur ose jo në cilësinë e arritur sot. Kjo zyrë u bë e mundur nga koordinim i suksesshëm dhe financim i Bashkisë Berat me ndihmën e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan pwr Zhvillim për projektin e saj inxhinierik, Organizaten ‘’Risi Albania’’ për financimin e shërbimeve, Shoqaten BID Berati pwr koordinimin, si dhe shoqaten e Artizanëve ‘’Margarita’’.
Gjitcka filloi në 22 Maj 2015, kur stafi i Bashkisë Berati dhe Shoqata ‘’ BID Berati’’ fituan çmimin e parë ‘’Risi Turistike ‘’në Konkursin ‘’Risi Turistike’’ të organizuar në Berat nga Risi Albania.
Sot kjo zyrë ofron një akses shumë të mirë për turistët duke u vendosur në qendër të qytetit. Në projektin e zyrës janë krijuar panele që ilustrojnë vlera të cilat përshkruhen si vlera të jashtëzakonshme universale në deklaratën e rëndësisë së UNESCO-s i cili justifikon hyrjen e Beratit në Listën e UNESCO.
Një prej këtyre është harmonia fetare. Në Zyrë është krijuar Paneli i Bashkëjetesës Fetare.
Një tjetër Panel është Paneli i Artizanatit – Identifikimi i artizanëve dhe promovimi i tyre.
Paneli tjetër është paneli i Aplikacionit Visit Berat.
Paneli i Vazhdimësisë së Jetës –
Salla Multimediale është një tjetër komponent i Zyrës i cili jep informacion të detajuar dhe profesional për vizitorët.