Home / Aktivitete / Inaugurimi i Qendres Artizanale “Margarita”

Inaugurimi i Qendres Artizanale “Margarita”

Ditën e djeshme në qytetin e Beratit u inaugurua Qendra e Artizanatit në Berat. Qendra është hapur pranë Pallatit të Kulturës me iniciativë të Bashkisë Berat si dhe Qendrës së Artizanatit Margarita.
Gjatë inaugurimit, kryetari i Bashkisë Berat, Zoti Petrit Sinaj, vlerësoi rolin e rëndësishëm që artizanati mund të luaj për zhvillim ekonomik dhe social të qytetit. Artizanati, u shpreh ai, është jo vetëm një sfidë artistike por është edhe një mënyrë për të siguruar jetesën për njerëzit që jetojnë pranë qendrave të Trashëgimisë Botërore dhe në të cilat turizmi sjell të ardhura të konsiderueshme.
Znj. Adelina Theodhori, Drejtore Ekzekutive e Qendrës Margarita, artizanatit bëri një rezyme të punës së artizanëve të qytetit të Beratit, projektet dhe aktivitete të cilat grupi i artizanëve ka organizuar me mbështetjen e konsiderueshme të Bashkisë Berat.
Qendra e Artizanatit do t’i shërbejë një grupi të gjerë të artizanëve në qytetin e Beratit, afërsisht 55 artizanëve, nga të cila 41 gra dhe 14 burra. Artizanët janë përfaqësuar në qendër me punimet e tyre në dru, gur, metal, qëndisje etj. Qendra do të shërbejnë si një mjedis shkëmbimi, seminaresh dhe shpërndarje të informacionit. Gjithashtu Qendra do të shërbejë si një vendtakim ku grupet e artizanët do të planifikojnë zbatimin e projekteve të ardhshme në qytet.
Artizanati është një nga objektivat kryesor strategjik për zhvillimin e qytetit. Për më tepër, artizanati është një nga atributet kryesore të trashëgimisë kulturore, njohur edhe nga deklarata e UNESCO-së për Beratin.
Në përfundim u shtrua një kokteil me gatime tradicionale nga Shkolla Profesionale Kristo Isak.