Mishi është një produkt me vlera të pazëvendësueshme për njeriun, konsumimi i mishit dhe i nënprodukteve të tij është sa i domosdoshëm aq dhe delikate nga pikëpamja e sigurisë ushqimore për konsumatorin.
Mosrespektimi i standardeve sanitaro-veterinare munde të çojë ne kontaminimin e konsumatorit nga sëmundjet zoonoze te transmetueshme nëpërmjet konsumimit të mishit dhe nënprodukteve te tij.
Në Bashkinë Berat ushtrojnë aktivitetin e tregtimit te mishit 35 njësi tregtare dhe rikonstruksioni i ish. thertores ne Orizaj me pronar Agron Qesen e cila plotëson kushtet teknike dhe ka kapacitetin e mjaftueshëm, është një hallke e rëndësishme qe garanton sigurinë ushqimore te konsumatorit Beratas per arsye se therja e kafsheve dhe kontrolli veterinar do te jete i përqendruar dhe do te kryhet ne baze te ligjit te shërbimit veterinar. Thertorja u përurua së fundi nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Z. Genc Ruli si dhe Kryetari i Bashkisë Z. Fadil Nasufi.