Home / Njoftime / Ftesë për pjesëmarrje!

Ftesë për pjesëmarrje!

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat në kuadër të Projektit “PZHIUT”, me financim nga Banka Botërore, kanë përfunduar përgatitjen e dy projekteve të Paketës së Dytë të investimit për qytetin e Beratit:
P09 Rigjenerimi I Zonës përreth Muzeut Etnografik dhe rrugës Mihal Komneno
P05 Restaurimi i Peisazhit Historik Urban i Lagjes Mangalem
Për të prezantuar këto Projekte dhe konsultuar mbi Vlersimin e Ndikimit në Mjedis dhe Social (VNMS/ESIA) të tyre ju ftojmë të merrni pjesë në:
Takimin e dedikuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe komunitetit të banoreve në zonën e projekteve ditën e Mërkurë, më datë 30 Qershor, 2021 ora 10:30, në Bashkinë Berat.