Home / Aktivitete / Fituesit e çmimit letrar “Vexhi Buharaja”

Fituesit e çmimit letrar “Vexhi Buharaja”

Sot në 100 vjetorin e lindjes së poetit, studiuesit, përkthyesit Vexhi Buharaja, juria me emra të njohur në fushën e letërsisë dhe publicistikës i dha rëndësinë e veçantë çmimit letrar “Vexhi Buharaja”.

Juria përbërë nga Prof.Ymer Ciraku, Z.Visar Zhiti, Z.Aleksander Cipa, Prof.Milazim Krasniqi dhe Prof.Yzedin Hima,
vlerësoi fitues:

NË POEZI
1- Sokol Sulejmani (Prishtinë, Kosovë)
2- Adelina Xhaferri (Gostivar, Maqedoni e Veriut)
3- Fluranc Ilia (Kanada)

NË PËRKTHIME:
1- Agim Lika (Berat, Shqipëri)
2- Artan Almet(Elbasan)

NË ESE:
1-Xhevair Lleshi (Tiran, Shqipëri)
2- Katerina Metkaj (Berat, Shqipëri)

Pjesëmarrja ishte në cilësi ashtu dhe shpërndarje gjeografike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kanadaja, etj.

Numri i pjesëmarrësve në total ishte 70 nga të cilët 30 në poezi, 30 në ese dhe 10 në përkthim.

Një falenderim i veçantë është edhe për grupimin “Miqtë e librit”, të cilët kanë qenë një shtysë e madhe për ta kthyer këtë çmim në një traditë domethënëse për qytetin tonë duke vlerësuar rëndësinë e figurës së “Vexhi Buharaja”.