Home / Aktivitete / Fillimi i vitit te ri shkollor

Fillimi i vitit te ri shkollor

Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor u ka përcjellë urimet më të përzemërta për një vit të mbarë dhe të suksesshëm mësuesve dhe nxënësve të shkollës “Zihni Toska”, si një nga institucionet model të shkollës komunitare, ku bashkëpunimi i drejtorit dhe mësuesve të shkollës me Bashkinë dhe komunitetin ka qenë mjaft i frytshëm, duke krijuar mjedise të përshtatshme për realizimin e një edukimi sa më cilësor të të rinjve tanë sipas standardeve më të zhvilluara bashkëkohore.


“Është kënaqësi e veçantë për mua t’ju përshëndes në këtë ditë të rëndësishme të vitit të ri mësimor 2017-2018, vit i cili kërkon nga secili prej jush më tepër përkushtim, më tepër këmbëngulje, më tepër dëshirë e vullnet për të kapërcyer të gjitha sprovat që të ofron rruga e dijes. 


Një urim të veçantë kam edhe për mësuesit, këta misionarë të dijes, të cilët me këmbënguljen, durimin, dëshirën e pasionin e tyre përgatisin qytetarë të denjë për familjen, shoqërinë dhe kombin.

Edhe një herë, ju uroj të gjithëve, mësues dhe nxënës, suksese në këtë vit të ri shkollor!”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj.