Home / Aktivitete / Festohet 68-vjetori i çlirimit të qytetit të Beratit

Festohet 68-vjetori i çlirimit të qytetit të Beratit

Ditën e Enjte, më 13.09.2012, mes një atmosfere festive u festua 68 vjetori i çlirimit të qytetit të Beratit.

Në varrezat Dëshmorët e Atdheut u bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së pavdekshme të Dëshmorëve. Merrnin pjesë veteranë, familje të dëshmorëve, pasardhës së familjeve të dëshmorëve, të rinj, të reja etj.

Ishte i pranishëm  Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Z. Nasip Naço, Kryetari i Bashkisë Z. Fadil Nasufi, Prefekti i Qarkut Berat Z. Bujar Hoxhaj, Kryetari Këshillit të Qarkut Z. Petrit Sinaj, përfaqësues të forcave politike, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të shoqatave atdhetare, klerikë etj..

Nxënës të Shkollës 9 vjeçare “22 Tetori” përmes pjesëve të prozave të shkurtra risollën atmosferën e 13 Shtatorit 1944, jetën dhe veprën e dëshmorëve.

Të shoqëruar nga tingujt e marsheve funebre, pjesëmarrësit vendosën kurora dhe tufa me lulen në varrezat e dëshmorëve të atdheut.

Më pas u vizitua ekspozita e piktorit Eduard Karaji, e cila evokonte monumente të historisë së popullit shqiptar në shekuj.

Në koktejin e organizuar në Bar-Restorant “Ajka”, veteranët i përshëndeti Kryetari i Bashkisë, Fadil Nasufi.

Në mbremje në sheshin e qytetit u mbajt një koncert me këngë popullore beratase.