Home / Aktivitete / Festa e Roshnikut

Festa e Roshnikut

Festa e rradhës është në natyrën e bukur të vjeshtës në Roshnik! Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, në datën  27 Shtator, Bashkia Berat organizon “Festën e Roshnikut”. Në këtë ditë fokusi do të jetë promovimi i vlerave të turizmit malor pasi zona e Roshnikut mbart bukuri dhe atraksione të cilat qëndrojnë pak kilometra larg nesh, por me rëndësi ndaj kërkesave të turistëve vendas dhe të huaj.Aktivitetet fillojnë në orën 10.00 me Panairin e produkteve të zonës, koncert me muzikë tradicionale dhe ekskursione në Livadhet e Shën Pjetrit, Çezma e Tarikos dhe Ujëvara e Beckës. Transporti publik me furgona datë 27 Shtator nisja në orën 08.00  nga Stacioni i Spitalit drejt Roshnikut.Ju ftojmë të shijoni bukuritë e natyrës pranë Malit të Tomorrit dhe produktet e kulinarisë në Festën e Roshnikut.