Home / Aktivitete / Festa e 1 Qershorit

Festa e 1 Qershorit

Në një atmosferë gjithë ngjyra dhe gjallëri, në Bulevardin Republika u festua 1 Qershori me një program të përgatitur nga Bashkia Berat me fëmijë nga kopshtet e qytetit. Qindra fëmijë u argëtuan me aktivitetet e organizuara që përfshinë parakalim të fëmijëve në Bulevard,koncert festiv, teatrin e kukullave Muzikantët e vegjël, Panairin e Nënave me embëlsira të përgatitura nga nënat e fëmijëve , animacione, lojra,face- painting etj.Me këtë rast,Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj përshëndeti të gjithë fëmijët pjesëmarrës, duke i uruar Festën e 1 Qershorit. Në aktivitet morën pjesë fëmijë nga Kopshtet Çlirim, Barrikadë, Kopshti 1 Qershori, Donika Kastrioti, 28 Nëntori, Uznovë, dhe 10 Korriku.