Home / Publikime

Publikime

Bashkia Berat kryen ndaj qytetarëve një sërë shërbimesh publike bazë të cilat janë të nevojshme për funksionimin normal të qytetit. Ndër këto shërbime janë pastrimi i qytetit, ndriçimi, gjelbërimi, mbrojtja e konsumatorëve, shërbimi i varrezave, transporti urban, shërbimet e gjendjes civile etj. Një pjesë e mirë e këtyre shërbimeve kryhen me anë të taksave të cilat grumbullohen nga qytetarët por për faktin se grumbullimi i taksave mbetet ende i ulët një tjetër pjesë e kostove të këtyre shërbimeve kryhet me subvencionim nga Bashkia Berat.