Home / Galeria e Arteve

Galeria e Arteve

(Pak histori)

Qyteti i Beratit eshte nje nga qytetet me te lakmueshme ne Shqiperi per artistet e artit viziv, si ne te kaluaren ashtu edhe sot, arkitektura e qytetit, natyra e tij, pozicioni etj kane depertuar ne shume vepra arti duke perfshire ato religjoze dhe ato te artisteve europiane te shekullit XVIIIsi Kokrell, Lear, Durham etj. Tradita e saj eshte e pasur me vepra e emra te medhenj. Le te permendim veprat e mrekullueshmeikonografike. Onufrin e madh dhe te birin, Nikolla, Onufer Qiprioti, Cetiret etj.

Qyteti s’e humbiasnjehere aftesinee tij per te lindur artistet e brezit te pare te pascliriit qe u takojne viteve 1946-1956, si Dhimiter Buda,Yzedin Shelegu, Hasan Nallbani, Sotir Capo. Keta liceiste te talentuar arriten te celnin ekspoziten e pare te arteve figurative ne Berat me 12 Tetor 1957, date qe si te thuash institucionalizon startin e piktures te koheve te reja.

Ne vitet 1960, evidentohen pas kryerjes se Institutit te Larte te Arteve, profesionalistet Nallbani e Capo. Ketij binomi mund t’i bashkengjiten edhe Llazar Myzeqari, Jorgaq Gogu, Bardhi Buza, Odise Lakuriqi, Violeta Bode(Picinane) e para femer piktore ne Berat etj.

Ne vitet 1970-1980 brezi i artisteve te perbere nga Aleksander Filipi, Fatmir Thaci, Arben Golemi, Agron Polovina, Agron Shehu, Polikron Musabelliu, Agim Ajazi, Guri Bazaiti, Agron Dingo, Llambrini Dena, Nezir Ago, Nexhmedin Pilafi, Agron Bregu, Vangjel Peci i dhane nje hov tjeter piktures, e ne krahasim me pikturen e viteve 60, ne te cilen mbizoteronte realizimi ideologjik, sollen tendencen per nje pikturelirike, per nje pikture moderne(gje qe me shume realizohej e mbetej neper studiot e piktoreve).

Ne fillim te viteve 80 ne Berat hapet shkolla e mesme artistike, e cila ndikoi ne krijimin e nje jete me te galle e masivizmi te arteve figurative. Kjo solli nevojen e nje Galerie te Arteve Figurative, e cila u çel me 6 shtator 1984. Galeria, mjerisht, pati nje jete te shkurter, pasi pas vitit 91 shkaterrohet per arsye banale. Kjo ishte nje etape kohore qe mbyllet me afro 50 ekspozita. Sidoqoftefillimet e demokracise artistet beratas i gjeti pa galeri arti. Ne kushtet e reja ishin artistet ata qe e ndjene nevojen dhe u bene te ndjeshem ndaj mungeses se galerise. Lideri i ringritjes se saj do te behet piktori Arben Golemi. Dhe pikerisht me 18 korrik 1991 ai ekspozon ne Tirane, ne Galerine Kombetare, koleksionin e tij personal Emocione nga Berati qe u dha artisteve ndjesine e shpreses dhe te te qenit bashke ne krijimin e kushteve per galerinee re. Pas kesaj artistet beratas hapen ekspozita te njepasnjeshme, ku mund te permendim ate te 26 korrikut 1993 ne lulishten e qytetit e cila titullohej “Ekspozita 2” dhe ishte nje forme proteste qe i behej shtetit per galerine e munguar. Ne kete ekspozite morren pjese: Arben Golemi, Kastriot Dervishi, Agron Polovina, Nexhmedin Musai, Gazmend Muka.

Pervec te tjerave duhej evidentuar se ishte presioni i vazhdueshem i ketij grupi qe coi me ne fund ngritjen e galerise se arteve figurative me 15 nentor 1994, aktualisht Galeria e Artit “Edward Lear”. Qe luan rol lideri nekulturen e qytetit. Koncepti i kesaj Galerie eshte ai te berit art te vertete, elitar. Galeria e Artit “Edward Lear” funksionon normalisht gje qe e tregon edhe aktiviteti i saj me rreth 72 ekspozita te hapura dhe me me shume se100 vepra ne fondin e saj, ku bejne pjese artiste te njohur shqiptare e nga bota. Pervec beratasve, anetare te saj jane Ibrahim Kodra, Ali Oseku, Thoma Thomai, Abaz Hado, Orion Shima, Bashkim Ahmeti, Mustafa Arapi si dhe piktore nga Kosova, shqiptaret e Malit te Zi, Maqedonise, nga Kroacia, Hungaria, Gjermania, Anglia, Kanadaja, Austria dhe Serbia. Për më sume klikoni ne faqen e internetit beratartgallery.com

FONDI

Galeria e Arteve “Edward Lear” megjithese e re ka aritur te krijoje nje Fond te pasur qe perbehet nga 105 vepra arti te gjinive, teknikavee drejtimeve artistike te ndryshme dhe qe perfaqesojne emrat me te rendesishem te artisteve te qytetit te Beratit por dhe te vendit. Ne te ka dhe vepra te autoreve nga Gjermania, Austria, Kroacia, Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Belgjika, Anglia, Kanadaja, Amerika e Maqedonia. Berthamen e inventarit te ketij fondi te rendesishem e perbejne 31 veprat e blera respektivisht: 17 vepra te blera nga Ministria e Kultures me krijimin e galerise, dhe 14 vepra nga Bashkia Berat te blera gjate viteve. Pjesa tjeter e fondit i perket perpjekjevete galerise dhe synimeve qe ajo ka pasur vazhdimisht. Kjo pjese perbehet ngavepra te perfituara nga aktivitete te ndryshme te organizuara, nga dhurime te artisteve te ndryshem apo te transferuara. Ne kete pjese te fondit gjenden emra te rendesishem si Ibrahim Kodra, Ali Oseku, Hasan Nallbani,Thoma Thomai, Agim Zajmi, Abas Hado,Orion Shima, Bashkim Ahmeti, Mustafa Arapi si dhe te gjitha veprat e piktoreve te huaj. Nga me siper Galeria e Arteve “Edward Lear” nuk eshte vetem nje institucion qe perfiton vlera financiare por pervec se eshte bere nje institucion teper i rendesishem kulturor ka trefishuar fondin e veprave dhe perpiqet ta pasuroje nga viti ne vit qe po te llogaritet ne vlera financiare realizon çdo vit te ardhura te konsiderueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *