Home / Biblioteka Vehxhi Buharaja

Biblioteka Vehxhi Buharaja

Biblioteka Publike e qytetit te Beratit mban emrin e orientalistit dhe poetit te njohur Vexhi Buharaja. Ajo eshte ndertuar ne vitin 1973, eshte e vendosur ne qender te qytetit dhe ruan tiparet arkitektonike te kohes. Godina  eshte konceptuar pjeserisht 2 kateshe dhe pjeserisht 3 kateshe, pjesa 2 kateshe per sa I perket sallave te leximit dhe te konferencave dhe pjesa 3 kateshe per sa I perket dhomave ku ruhen fondet. Biblioteka “Vexhi Buharaja” eshte ne varesi institucionale nga bashkia e qytetit dhe i sherben nje komuniteti me 65 mije banore.

 

Fondet e materialeve bibliotekare perfshijne 12.229 tituj dhe 63.516 ekzemplare ku fondin kryesor e ze libri shqip me 2.716 tituj dhe 42.176 ekzemplare, fondi i librit te huaj me 9.200 tituj dhe 13.740 ekzemplare, periodiku ne shqip 193 tituj dhe 5.100 ekzemplare dhe periodiku i huaj me 120 tituj dhe 2.500 ekzemplare.

Organizimi

  • Struktura administrative :

Biblioteka funksinon si drejtori ne varesi financiare nga buxheti i miratuar nga keshilli bashkiak i qytetit dhe ne varesi administrative nga kryetari i bashkise.

  • Organizimi i ambjentit :

Ne biblioteke ka aktualisht 2 salla leximi me fonde te hapura per lexuesit, salla e librit per femije ne katin e pare me siperfaqe : 86 m2 dhe salla e librit te huaj dhe periodikut me siperfaqe 126 m2. Ka nje salle moderne konferencash me kapacitet 80 vende, ambjente perpunimi te librit 3 dhoma me siperfaqe gjithsej 42 m2, ambjent per liberlidhje me siperfaqe 21 m2.Fondet jane te organizuara ne 5 dhoma me siperfaqe gjithsej 418 m2.

  • Stafi i bibliotekes :

Biblioteka ka ne stafin e saj 7 punonjes, prej te cileve 6 me arsim te larte dhe me kualifikime profesionale, mosha mesatare eshte 37 vjec, 3 punonjes me kualifikime jashte shtetit.

  • Kontakt :

Biblioteka Publike “Vexhi Buharaja”, Bulevardi “Republika” , tel / fax : 032 234 548

Sherbime

Anetaresim dhe sherbim i librit, huazim, salla leximi, salle konferencash, liberlidhje, fotokopjim, printim etj. Biblioteka ka anetare te abonuar 1.250 lexues ne sektorin e femijeve dhe 1.300 lexues ne sektoret e te rriturve. Numri mesatar i lexuesve qe sherbehen eshte 100 perdorues te librit. Orari I Bibliotekes eshte nga e hena -te shtune : 08.00 -20.00 per 6 muaj te vitit dhe 08.00 -19.00 per 6 muajt  e tjere, e diela eshte pushim. Nderrimi i orarit korrespondon me nderrimin zyrtar te ores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *