Home / Njoftime / Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor

Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor

Krijohet Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor pranë Bashkisë Berat.Komisioni Këshillimor Qytetar është një grup vullnetar qytetar që ka filluar të funksionojë tashmë në Bashkinë Berat si qytet partner në projektin PLGP. KKQV do të shërbejë si organ këshillimor për bashkinë dhe Këshillin Bashkiak. Ai do të jetë gjithëpërfshirës, dypalësh dhe i pavarur nga kontrolli prej njësisë vendore. KKQV do të ketë një përfaqësim të gjerë, me qytetarë që kanë vizion dhe duan të mundësojnë ndryshime pozitive në qytetin e tyre. KKQV përbëhet nga drejtues dhe përfaqësues të OJQ-ve vendore, bizneseve, rinisë, grave dhe grupeve të margjinalizuara. Ai ka si synim të bëjë të mundur trajtimin e sa më shumë problemeve dhe tematikave me rëndësi për komunitetin. KKQV do të institucionalizohet me vendim të Këshillit Bashkiak dhe do të mblidhet rregullisht për çështje që lidhen me buxhetimin, paketën vjetore fiskale, ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve vendore, planifikimin e territorit, si dhe me përparësitë dhe projektet e bashkisë.

Home / Announcements / Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor