Home / Investime / Përfundon Projekti i Rijetezimit te Kalasë

Përfundon Projekti i Rijetezimit te Kalasë

Disa ditë më parë është inauguruar përfundimi i projektit për rijetëzimin e Kalasë së qytetit të Beratit. Investimi ka nje vlerë prej 1 milione euro.  75 % e projektit eshte financuar nga Bashkimi Evropian ne kuadrin  e Instrumentit IPa dhe 25 % e projektit është bashkë financuar nga Bashkia Berat. Nëpërmjet këtij projekti është restauruar e gjithë infrastruktura nëntokësore, rrugicat, kalldrëmet si dhe sistemimi i rrjetit elektrik në lagjen Kala.

Projekti ka një ndikim shumë pozitiv në përmirësimin ndjeshëm të infrastrukturës, siguron rritjen e numrit të turistëve si dhe rrit cilësinë e shërbimeve. Ky investim do të ndikojë edhe në rritjen e ndërgjegjësimit të banorëve për vlerat që posedojnë banesat e tyre, rrit vlerën e këtyre banesave, dhe i vendos ato në funksion të turizmit kulturor e historik dhe si rrjedhojë ndikon në zhvillimin e ekonomisë familjare dhe lokale.
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit kanë qënë kreu i bashkisë së qytit Fadil Nasufi, Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve Z. Visar Zhiti, kreu i seksionit operacional të infrastrukturës i delegacionit të BE në vendin tonë Z. Fransua Bezho, etj.

Home / Investments / Castle Revitalisation Project

Castle Revitalisation Project

A few days ago the project for the revitalisation of the castle was inagurated. The project is about 1 million euros. 75 % of the project is financed by the Europian Union in the context of IPA program and 25 % of the program is financed by the Municipality of Berat.  The entire undrground infrastructure, the streets, the cobblestones and the electric system were entirely restored during the project.

The project has a positive influence on the infrastructure, increases the number of tourists and the quality of services.