Home / Aktivitete / Ekspozitë me rastin e 8 Korrikut

Ekspozitë me rastin e 8 Korrikut

Gjatë ditës së premte me rastin e 4 vjetorit të pranimit të Beratit në listën e siteve të mbrojtura nga UNESCO, në ambientet e sheshit “Teodor Muzaka” në qendër të qytetit u organizua një ekspozitë me panele, ku ndër të tjera u prezantuan për publikun e gjerë disa projekte si SustCult dhe CherPlan që aktualisht janë duke u zbatuar në qendrën historike të Beratit. Gjithashtu panelet prezantuse tregonin edhe punë e bëra gjatë këtyre 4 vjetëve për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në Berat. Aktivitet ishe një banshkëpunim i Bashkisë Berat dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare.