Home / Njoftime / Ekspozita “Mbro & Promovo”

Ekspozita “Mbro & Promovo”

Revista Art & Trashëgiminë bashkepunim me Fondacionin Trashegimia pa Kufij dhe Bashkinë Berat hap ekspozitën

“Mbro & Promovo”

Ditën e  hënë, më 3 shtator 2012

në orën 18 : 30

në Parkun terk Biblioteka ‘’V.Buharaja’’Berat

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Berat me pas ne Qendren Mesjetarenga data 3 deri në 7 Shtator 2012, per të vazhduar më pas rrugëtimin në Gjirokastër.

Mbro& Promovo ështe sllogani i kerkimit fotografik qe shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar permes perceptimit artistik të trashëgimisë kulturore nga të rinjte, te cilet nepermjet fokusit te aparatit te tyre sjellin artistikisht ne vemendjen e publikut problematikat e ndryshme qe shoqerojne identitetin tone kulturor.

Konkursi dhe ekspozita  “Mbro & Promovo” është një iniciativë e revistës Art & Trashëgimi dhe e Cultural Heritage without Borders.

Organizatoret e konkursit dhe ekspozitës: Irsida Bejo, Sara Capaliku, Jonathan Eaton.