Home / Njoftime / Ekspozita “Berati në dokumentet e arkivit osman”

Ekspozita “Berati në dokumentet e arkivit osman”

Galeria e Arteve ‘’Edward Lear’’ Berat datë 14 mars 2013 ora 10.00

Ekspozita “Berati në dokumentet e arkivit osman” që është përgatitur me titullin e sipërm simbolik “Ura e kulturës që lidh Bagxhëllarin me Beratin”, përbëhet nga 30 copë dokumente që ruhen në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Turqisë në Stamboll. Këto dokumenta janë përzgjedhur nga një periudhë e gjatë kohore mes vitetve 1530 dhe 1912. Pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me kazatë dhe nahijet e Beratit dhe me vetë qytetin e Beratit gjatë sundimit osman. Në libër dhe në ekspozitë ndodhen edhe 3 fermane që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Beratin, por me zona përreth tij si Vlora, Delvina dhe Shkodra të cilat janë përfshirë pasi ato gjenden në fondin e Fermaneve të Stolisur në të cilin përmblidhen kopjet më të rralla dhe më të bukura të fermaneve nga aspekti estetik, pamor dhe artistik.

Gjatë përzgjedhjes së këtij numri të kufizuar dokumentesh, tridhjetë copë, Pala Turke është munduar të përzgjedhi ato me anë të cilave mund të jepet një mesazh sa më të gjerë tematik. Prandaj në libër gjenden dokumente që kanë të bëjnë me numërimin e popullsisë për arsye financiare të banorëve të qytetit të Beratit në organizimin administrativ osman, emërimet në administratën osmane të dizdarëve, myezinëve etj, ndërrimi i metropolitit nga i cili varet edhe Berati, mytevelitë e vakëfeve, mbledhja e taksave, dërgimi i mjeshtërve të kalldrëmeve nga Berati për në Stamboll, tërmeti në Berat, pronat e sulltanit në Berat, kërkesa e autonomisë së Shqipërisë, veprimtaritë botore, ndihma me zahire si ushqim për nevojtarët etj.

Gjithashtu në librin  i cili do të prezantohet në Ekspozitë janë përfshirë në formë të gjerë një përmbledhje të informacioneve në lidhje me Beratin të cilat gjenden në veprën Sejahatname të Evlija Çelebisë, si dhe janë përfshirë duke i thjeshtuar gjuhën edhe faqeve të vjetarit të vilajetit të Janinës në të cilat flitet rreth Beratit.

Ekspozita organizohet nga Bashkia Bagxhilar (Stamboll) dhe Bashkia Berat .

Home / Announcements / Ekspozita “Berati në dokumentet e arkivit osman”