Home / Informacion / Ekoturizëm ne Berat

Ekoturizëm ne Berat

Malet

Nje rruge e lehte per te pare nje peisazh spektakolar malor te zones se Beratit eshte te marresh rrugen e mire dhe te asfaltuar per ne Çorovode te rrethit Skrapar e cila zgjat 2 ore vajtje.Autobuzat dhe furgonet shkojne nga Berati per ne Skrapar ne intervale te rregullta deri ne mesdite , dhe nisen nga stacioni I autobuzit prane Xhamise se Plumbit. Ne gjysme te rruges per ne Skrapar , mund te shihet qyteti I Policanit ne luginen me poshte rruges;Policani ka qene qendra e prodhimit te armeve ne kohen e Shqiperise komuniste dhe deri ne 1992 asnje nuk mund te ikte atje, pa patur nej vend pune ne fabriken e armeve.Tashme nuk eshte nje vendi I mbyllur,  por shumica e prodhimit te armeve kryhej ne bunker nen toke, te fshehur nga pamja dhe te mbrojtur nga sulmet. Per vite me rradhe , fuqia punetore merrej me demontimin e armeve te cilat vete i kishin prodhuar.