Home / Bashkia Berat / Drejtoria e Sherbimit Social

Drejtoria e Sherbimit Social

Njësia për Mbrojtjen e fëmijëve

Bashkia Berat

Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve

Është pjese e strukturës se Drejtorisë se Shërbimit Social pranë Bashkisë Berat qe prej Gushtit  te vitit 2010 si iniciative e organizatës ndërkombëtare për zhvillim “Save the Children” Programi për Shqipërinë.

Fokusi i punës se kësaj strukture është mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, neglizhimi, përjashtimi social, trafikimi, shfrytëzimi dhe fenomene te tjera qe cenojnë mirëqenien e fëmijëve.

Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve ka për detyre te realizoje koordinimin me aktoret e tjerë publike dhe private te niveleve lokale dhe rajonale për t’iu përgjigjur me efikasitet nevojave te fëmijëve  si edhe për te advokuar dhe rritur ndërgjegjësimin publik për sa i përket çështjeve te mbrojtjes se fëmijëve.

Kush mund te referoje pranë njësisë?

Çdo fëmije , prind, mësues, psikolog,punonjës policie,  profesionist i fushës apo qytetar i thjeshte mund te referoje një fëmije qe ka nevoje për mbrojtje dhe shërbim ne rrethana rreziku apo situate abuzimi.

Fëmije është çdo person i lindur gjalle nga 0 deri ne 18 vjeç.

Te drejtat e fëmijës

Çdo fëmije ka te drejte te jetoje. Shteti duhet te siguroje  qe fëmija te jetoje dhe te zhvillohet.

Çdo fëmije, sapo lind duhet te regjistrohet dhe te ketë një emër, pra te njihet  ligjërisht  si pjesëtar i këtij shteti. Fëmija ka te drejte te ketë një shëndet  sa me te mire. E drejta për kujdes dhe shërbime shëndetësore. Çdo fëmije ka te drejte te ketë te gjitha kushtet e nevojshme për te jetuar. Çdo fëmije ka te drejte te shkoje ne shkolle dhe te edukohet. Te gjithë fëmijët duhet  te  kenë mundësi te barabarta për t’u shkolluar.

Ç’është dhuna ndaj fëmijëve?

Dhuna ndodh kur dikush te lëndon me qellim te bën te ndihesh keq. Kjo do te thotë te lëndosh trupin apo ndjenjat e tjetrit. Edhe kur dikush te kërcënon me fjale është dhune. Ndonjëherë vajzat dhe djemtë rrihen nga te tjerë; te tjerë u bërtasin apo i mbyllin brenda. Here here vajzat apo djemtë mund te preken nga te tjerët ne mënyra qe atyre nuk u pëlqen, qe i bën te ndihen keq dhe qe i ve ne siklet. Fëmijët dhunohen ne shtëpi, ne shkolla, ne lagje, aty ku ata jetojnë pa prindërit e tyre…

Dhuna nuk është e drejte

“unë kam te drejte te jetoj pa asnjë lloj dhune…

… Unë ndjej përgjegjësi qe te mos lëndoj te tjerët!”

“fëmijët janë te veçante, ata kane te drejta qe shprehen ne Konventën e OKB-se mbi te Drejtat e Fëmijëve. Fëmijët gëzojnë mbrojtje te veçante nga Shteti

“Askush nuk ka te drejte te lëndoje fëmijët. Prindërit, mësuesit, te rriturit qe duhet te kujdesen për fëmijët nuk kane te drejte t’i lëndojnë apo te sillen keq me ta.”

Te dashur fëmije – Prindërit, mësuesit dhe te rritur te tjerë duhet te bëjnë çmos qe mbi ju te mos ushtrohet dhune.

Fëmije, ju duhet te keni mundësinë te kërkoni ndihme kur dikush sillet keq me ju!!

Ka disa forma te dhunës:

Dhuna Fizike:

rrahja, goditja me këmbë, kapja për fyti, për flokësh, shkundja e fëmijës

rrahja me rrip, shkop, sende te tjera te forta

djegia me shkrepse, cigare, me ujë te nxehte

mbyllja ne banje apo ne një dhome te erret

Dhuna psikologjike

ndodh kur përdorim fjalët dhe tonin për te fyer ndjenjat e fëmijëve apo për t’i vene ata nen kontroll:

Klithja apo te bërtiturit,

Sharjet ofenduese

Kur i thuhet fëmijës qe askush nuk e do

Kërcënimi i fëmijës

Mallkimi

Mos vlerësimi i aftësive te fëmijës për te bere diçka

Moskujdesja (neglizhimi) ndodh kur prindi, mësuesit, te rriturit e tjerë qe kujdesen nuk tregojnë dashuri, vëmendje dhe kujdes ndaj fëmijëve:

Te mos i flasësh fëmijës dhe te mos u përgjigjesh kërkesave te tij

Te lesh fëmijën vetëm për një kohe te gjate

Te mos e ushqesh fëmijën për te plotësuar nevojat e tij

Te mos kujdesesh për higjienën e tij

Te mos luash me fëmijën

Ngacmimi seksual është një lloj prekje apo sjellje qe i bën fëmijët te ndihen keq dhe ne siklet:

Prekja e fëmijës ne pjese intime te trupit

Detyrimi i fëmijës te preke pjese intime te trupit te te rriturit

T’i tregosh fëmijës materiale pornografike: revista, figura, filma

Te tregosh histori me “fjale te pista” apo shaka “te pista”

Marrëdhënia seksuale me një fëmije

Dhuna mes fëmijëve ndodh kur një fëmije apo grup fëmijësh tall, fyen, poshtëron, lëndon me dashje një fëmije tjetër apo grup tjetër fëmijësh qe janë me te dobët apo me te vegjël se ata:

Tallja me dike

Përzënia nga loja, menca, banka, stolat

Rrahja, shkelmimi, goditja me grusht

Kërcënimi

Kjo lloj dhune mund te ndodhe ne shkolle, rruge, ne fushën e lojës apo ne vende te tjera.

Fëmijët duhet te kërkojnë ndihme kur mbi ta ushtohet dhune. Ata duhet te kërkojnë ndihme edhe kur shohin dhune ne lagjen e tyre, ne rruge apo ne shkolle.

Mos e mbaj te fshehte

Njofto Punonjësin e  Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve ne Bashki

Adresa :Njësia e Mbrojtjes se Fëmijëve

Bashkia Berat

njmfberat@gmail.com