Home / Investime / Drejt përfundimit terrene të reja sportive

Drejt përfundimit terrene të reja sportive

Janë në përfundim projektet e rehabilitimit të  terreneve sportive multifunksionale në Shkollën e Mesme Artistike ‘’Ajet Xhindole’’ në lagjen Muzakaj  dhe Shkollën 9- vjeçare ‘’Xhemal Çekini’’ në lagjen Uznovë  në qytetin e Beratit.Terrenet do të shërbejnë për aktivitete sportive si futboll, basketboll, tenis, volejboll, në kuadrin e projektit ‘’ Shkolla- Qendër Komunitare’’.

Investimet financohen nga fonde të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve me vlerë  2.278.440 lekë të reja  për shkollën ‘’Ajet Xhindole’’ dhe 2.867.520 lekë të reja për shkollën ‘’Xhemal Çekini’’.

Punimet janë pothuajse të përfunduara dhe ambientet do jenë në dispozicion të nxënësve dhe komunitetit në një kohë shumë të shkurtër.