Në datën 24 Mars 2011, në kuadër të fillimit të sezonit turistik, si dhe të Ditës Europiane të Parqeve , u organizua nga Bashkia Berat dhe Shkolla Mangalemi një aktivitet me të rinj të shkollës ‘’Mangalem’’ dhe Vullnetarë të Kryqit të Kuq në Parkun Qëndror të qytetit .
Qëllimi i aktivitetit ishte të sensibilizonte të rinjtë dhe gjithë qytetarët mbi ruatjen e parqeve natyrore të qytetit,për një ekosistem më të pastërt në qytet në shërbim të cilësisë së jetës .
tendencat botërore sot synojnë natyralizimin e jetes urbane, rritjen e sipërfaqeve të parqeve dhe zonave të gjelbëerta,dhe sidomos bërjen e tyre sa më atraktive për fëmijet .
Fillimisht u bëe një prezantim i Ditës Europiane të Parqeve për të rinjtë dhe më pas të rinjtë filluan pastrimin e territorit të parkut .
Grupe të tjera të rinjsh mbollën lule sezonale në një pjesë të lulishtes vendosën tabela të vogla prej druri për sensibilim me mesazhe për kujdesin ndaj parqeve.
Në Park u zhvillua një Ekspozitë pikturash të të rinjve në formën e një konkursi të vogël, ku piktura fituese do të përdoret në kartolinat dhe materiale promovuese për mjedisin, gjithashtu do të dërgohet në konkursin ndërkombëtar që organizon Unesco-s për piktorët e rinj në Sllovaki.
Të rinjte shpërndanë fletëpalosje për qytetarët në park dhe në bulevard.
Në aktivitet ishin të pranishëm Kryebashkiaku i qytetit Z. Fadil Nasufi, përfaqesues të disa insitucioneve publike, OJF,qytetarë etj.
Fituesit e Çmimeve të Ekspozitës së Pikturës :
Fituesit e Çmimit ‘’Natyra pasioni im ‘’:
Adri Selimaj
Elena Klefti
Sara Muhametaj
Fituesit e Çmimit ‘’Une e dua Beratin ‘’:
Sara Kadriu
Adi Totaj
Mikel Picinane
Arian Çapi
Fituesit e Çmimit ‘’Kartolina me e bukur “:
Besim Gega
Elda Dyli