Home / Aktivitete / Dita e Gatimeve Tradicionale, Panairi i Artizanatit dhe Agro-biznesit

Dita e Gatimeve Tradicionale, Panairi i Artizanatit dhe Agro-biznesit

Afrimi i festave te fundvitit ka sjelle ne jete zbatimin e nje projekti ambicioz ne Berat, i cili konsiston me nje dekor festiv , duke e zbukuruar qytetin si asnje here tjeter. Zbukurime, drita shumengjyreshe dhe mbi te gjitha aktivitete te larmishme po vihen ne realitet cdo dite per qytetaret.
Bashkia Berat ka organizuar një kalendar të pasur aktivitetesh me rastin e Festave të Fundvitit , duke synuar krijimin e një atmosferë shumë të mirëpritur nga qytetarët në zonën e Bulevardit dhe Sheshit Qendror të qytetit, si një zonë e bukur me një hapësirë e cila plotëson në mënyrë optimale organizimin e eventeve kulturore dhe social-ekonomike.
Dekorimi i qytetit dhe kryesisht i Sheshit të tij kryesor është në funksion të eventeve argëtuese. Çdo ditë në Sheshin ‘’Teodor Muzaka’’ ka evente argëtuese dhe sociale, të cilat synojnë përfshirje sociale të grupeve në nevojë, rritje të potencialit atraktiv të qytetit si dhe zhvillim të bizneseve lokale. Tregu i Krishtlindjeve ka nxjerrë në pah produktet më të mira të artizanatit të qytetit të Beratit. Shtëpiza-dyqane të cilat janë vendosur përgjatë sheshit kryesor dhe bizneset lokale ofrojnë produktet e tyre për shitje.

Nëpërmjet Tregut të Artizanatit synohet promocioni i produkteve turistike të Rajonit të Beratit, duke sjellë rritjen e fluksit të vizitorëve dhe zhvillim turistik gjithë-vjetor.

Në datën 23 Dhjetor, pjesë e festave të fundvitit , u organizua Panairi i Agrobiznesit, gërshetuar me një Panair të gatimeve tradicionale, shoqëruar me muzikë tradicionale.
Në Panairin e Agrobiznesit u prezantuan produkte tipike të Rajonit si verëra nga Kantinat e njohura të Beratit, llojë të ndryshme të rakisë, lloje të ndryshme djathrash, mjaltë, fruta të thata, arra produkte të konservimit, glikotë, fruta perime nga fermat përreth qytetit.

Panairi i gatimeve tradicionale prezantoi produkte të gatimeve tradicionale të Beratit, të përgatitura nga Qendra e Formimit Profesional Leta, Shkolla Profesionale Kristo Isak, Qendra e Artizanatit Margarita si dhe Biznese te tjera lokale. Produktet ushqimore u ofruan me çmime simbolike në favor të njerëzve në nevojë .

Bashkia e Beratit ka bashkepunuar me disa organizma per organizimet festive. Bid, Shell oil ,Spiecapag,etj kane qene ne krah te bashkise se Beratit ne keto dite festash. Kreu i Bashkise z.Petrit Sinaj duke folur per atmosferen festive shprehet se Berati dhe beratasit meritojne dite ndryshe pasi eshte qytetaria ajo qe perfiton prej ketij organizimi. Duke ururar Gezuar Festat ai tha gjithashtu se nga viti ne vit bashkia do te permiresoje si gamen e aktiviteteve ashtu edhe atmosferen festive, me qellim qe ne Berat festat te kene nje dimension gjithnje e me social dhe njerezor.