Home / Aktivitete / Dita Botërore e Vallëzimit

Dita Botërore e Vallëzimit

Me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit, Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” shfaqi dje pasdite para artdashësve të shumtë beratas dhe turistëve të huaj një spektakël me valle nga të gjitha trevat. Shikuesit e shumtë duartrokitën nivelin artistik të interpretimit të valltarëve. Organizatorë të këtij aktiviteti kulturor ishin: Koreografe – Ornela Vasili, drejtues muzike – Altin Metohu, regjisor – Shpëtim Dyrmishi, drejtuese artistike – Migena Hoxha.