Home / Aktivitete / Dhurata per nxenesit e dalluar

Dhurata per nxenesit e dalluar

Në sallën e konferencave të Bashkisë u organizua sot takimi me nxënësit e dalluar të shkollave 9 – vjeçare. Ishin të pranishëm në këtë aktivitet Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, punonjës të institucionit të Bashkisë, prindër, mësues dhe nxënës të shkollave. Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë shprehu kënaqësinë e tij që për dy vite rresht Bashkia e Beratit në prag të festave të fundvitit ndan dhurata për nxënësit e dalluar. Ai falenderoi nxënësit për arritjet e tyre, të cilët janë modeli që duhet ndjekur, falenderoi mësuesit për përkushtimin e tyre në edukimin e brezit të ri, prindërit për përkujdesjen që tregojnë, duke iu krijuar atyre kushte sa më të mira. “Ky grup nxënësish janë si një pasqyrë ku ne shohim rezultatet e punës dhe të së ardhmes sonë”, – u shpreh ndër të tjera Kryebashkiaku Sinaj.
Në vazhdim të aktivitetit u ndanë dhuratat për nxënësit e shkollave.