Home / Njoftime / Deklaratë për vendosjen e Marrdhënieve të Binjakëzimit ndërmjet qytetit Luoyang, Kinë dhe Berat, Shqipëri .

Deklaratë për vendosjen e Marrdhënieve të Binjakëzimit ndërmjet qytetit Luoyang, Kinë dhe Berat, Shqipëri .

Qyteti Luoyang në Provincën e Kinës dhe qyteti Berat-Shqipëri, bazuar në marrdhënie miqësore të barabarta,parime reciproke dhe dypalëshe,bien dakord të ndërmarrin shkëmbime për të promovuar bashkëpunimin e përbashkët si më poshtë, me qëllimin vendosjen e marrdhënieve të miqësisë.

Qytetet e Luoyangut dhe Beratit vendosin Marrëdhënie Binjakëzimi,duke vënë në jetë shkëmbimet dhe bashkëpunimet,nxitjen e mirëkuptimit dhe miqësinë dypalëshe dhe shkëmbimin e vizitave të drejtuesve të qeverive mbi baza përfitimesh të përbashkëta.
Të dyja Palët,në fushat e ekonomisë,tregëtisë, bujqësisë,transportit,shkencës dhe teknologjisë,kulturës,sporteve,shëndetit,arsimimit,turizmit,e më gjerë,do të vijojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin në këto fusha,do të nxisin zhvillimin ekonomik dypalësh dhe zhvillimin e gjithëanshëm të sipërmarjes sociale.
Të dyja Palët do të bëjnë përpjekjet maksimale për të zhvilluar biznesin,investimet, nxitjen e projekteve si dhe bashkëpunimin tregëtar,duke siguruar një platformë të mirë për bashkëpunim dhe komunikim.
Të dyja Palët do të caktojnë agjensinë e tyre të specializuar e cila do të jetë përgjegjëse për kontaktet normale ndërmjet qyteteve ,për çështje që kanë të bëjnë me shkëmbimet ë bashkëpunimit.
Kjo Marrëveshje bëhet në dy gjuhë,atë Kineze dhe Angleze.Të dy tekstet kanë të njëjtin efekt ligjor .Kjo Marrëveshje bëhet efektive duke filluar nga data e nënshkrimit të saj.

Data 9 Prill 2016

Bashkia Berat Kryetari Petrit Sinaj
Bashkia Luoyang Kryetari Bao Changyong