Home / Aktivitete / Cmimi letrar “Vexhi Buharaja”

Cmimi letrar “Vexhi Buharaja”

 

Çmimi letrar

 “Vexhi Buharaja”

 Vexhi Buharaja është shkrimtar letrar i cili ka lindur ne qytetin e Beratit. Pas studimeve ai u kthye të jetonte përsëri në Berat me familjen e tij. Buharaja është përkthyes, interpretues dhe studiues kryesor i mbishkrimeve turko-arabe në Shqipëri.

Dorëshkrimet e tij, janë ende një minierë e pashfrytëzuar për historianët dhe studiuesit në përgjithësi.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja, Bashkia Berat shpall Çmimin letrar “Vexhi Buharaja” në letërsi.

Emrat e Jurisë
• Ymer Ciraku
• Milazim Krasniqi
• Visar Zhiti
• Aleksandër Cipa
• Yzedin Hima

  1. Cikël me 7 poezi
  2. Esé

Në zhanrin e eseve do të përfshihen:

1.Esé me temë: “Duke ngjitur shkallët e dijes, bëhem më i lirë.”(Marrin pjesë me krijime gjimnazistë dhe  studentë)

2.Esé letrare me temë: “Poezia e ndritshme e Vexhi Buharasë”

3.Esé letrare me temë :“Mrekullia poetike e Firdeusiut dhe përkthyesi Vexhi Buharaja”.

c.Cikël me 9 poezi të përkthyera.

Koha e dorëzimit të krijimeve për konkurim: 20 prill – 04 maj 2020. Të gjithë tekstet mund ti nisni në info@bashkiaberat.gov.al

Për çdo paqartësi kontaktoni në nr e telefonit +355696567838

Koha dhe vendi ku do të shpallen fituesit e konkursit: Fituesit e konkursit do të shpallen më 12 maj 2020, në 100-vjetorin e lindjes së Vexhi Buharasë.

 

Rregullorja e çmimit “Vexhi Buharaja”

1.Ky çmim jepet çdo vit nga Bashkia e Beratit, nën kujdesin e kryetarit të kësaj bashkie dhe në bashkëpunim me institucione të tjera kulturore vendore dhe kombëtare, me sipërmarrës vendorë e më gjerë.

2.Çmimi letrar “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit për veprën letrare në poezi, prozë, përkthim, eseistikë, studime filologjike.

  1. Ky çmim ka gjeografi kombëtare (Shqipëri e viset e tjera ku jetojnë shqiptarët)
  2. Çmimi do të shpallet çdo 12 maj.
  3. Pjesëmarrësit duhet të konkurojnë vetëm në një nga llojet e zhanreve letrare.
  4. Pjesëmarrja në këtë konkurs është e lirë.

7.Për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve, kryetari i Bashkisë  formon jurinë profesionale prej 5 anëtarësh.

Juria do të jetë me pjesëmarrje nga specialistë të fushës, nga i gjithë vendi.

  1. Veprat duhet të dorëzohen në faqen elektronike të  konkursit Bashkia Berat. Gjithashtu, në dërgesë duhet të shkruhen qartë: Emër mbiemër i autorit pjesëmarrës në konkurs,  datëlindja  ID dhe numri i telefonit.

9.Për vitin 2020, për arsye që dihen, (  COVID -19) çmimi do të jepet në cikle poetike, ese dhe përkthim i një cikli me poezi.

10. Publikimi i poezive/prozave/eseve, duhet të jenë krijime origjinale të autorëve. Çdo plagjiaturë do të çojë në skualifikimin e pjesëmarrësit.

  1. Çdo pjesëmarrës do të pajiset me një çertifikatë.
  2. Fituesit përfitojnë një shumë simbolike dhe një vepër të përkthyer nga Vexhi Buharaja.

13 Veprat studimore, që kanë në fokus qytetin e Beratit: Dukuri e figura të kulturës, artit, letërsisë, historinë e qytetit, monografi që pasqyrojnë jetën shpirtërore, ekonomike, kulturore ndër shekuj të qytetit dhe që konsiderohen si kontribute me vlera, do të botohen me fondet e Bashkisë së Beratit.

  1. Krijimtaria e pjesëmarrësve do të botohet në website-in e Bashkisë dhe në portale letrare.
  2. Në përfundim të afatit të parashikuar, juria do të shpallë çmime të para për secilin lloj letrar. Vendimi i jurisë është i pakontestueshëm.
  3. Shpallja e fituesve do të bëhet më 12 maj.
  4. Krijimet do të dorëzohen nga data 20 Prill deri në 4 Maj 2020, në adresën e Bashkisë Berat ( adresë në funksion të konkursit të shpallur). Nga data 4 – 11 Maj, do të jetë koha e vlerësimit nga komisioni.   Më 12 Maj do të organizohet shpallja e fituesve të konkursit letrar.
  5. Nga data 5 Maj deri në 11 Maj, do të publikohen në këtë faqe, të gjitha krijimet dhe kumtesat.

 

📧 info@bashkiaberat.gov.al
📞 +355 69 656 7838