Home / Aktivitete / Çetirët, prezantohet ekzpozita fotografike e artit pasbizantin

Çetirët, prezantohet ekzpozita fotografike e artit pasbizantin

Janë prezantuar pasditen e djeshme në Galerinë e Arteve “Edward Lear” të qytetit muze, ikonat e piktorëve të famshëm shqiptar të shek. XVIII-XIX, Çetiri. Ekspozita fotografike e titulluar: “Piktorët Çetiri në Myzeqe, rrugëtimi nga stili pas-bizantin në atë laik midis shek. XVIII-XIX” është organizuar nga fondacioni grek i kulturës. Në këtë aktivitet kulturor, veç shumë artdashësve beratas, merrnin pjesë edhe kryetari bashkisë Fadil Nasufi, mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqes, Ignati, si dhe Dr. Jorgos Jakumis, drejtues i fondacionit grek të kulturës. Aktivitetin e hapi drejtori i Galerisë së Arteve “Edward Lear” Agron Polovina. Në fjalën e tij, Mitropoliti i Beratit, Ignati, midis të tjerash u shpreh se tre brezat e vëllezërve Çetiri kanë vlera të padiskutueshme për zhvillimin dhe rrugëtimin e stilit iknografik pas-bizantin në atë laik të shek. XVIII-XIX.
Kreu i bashkisë Nasufi, ndërsa ka vlerësuar ekspozitën fotografike, me ikonat e piktorve Çetiri, ka thënë se ekspresiviteti i pikturës ikonografike në Berat, është i dukshëm në veprat e Onufrit dhe djalit të tij Nikolla, Onufër Qipëriotit, Zografët dhe familjes Çetiri. “Formimi artistik dhe krijimtaria e tyre u zhvillua dukshëm në Berat, për rreth 100 vjet, duke themeluar një traditë e cila cilësohet si “Shkolla e Beratit ”- ka vlerësuar Nasufi.
Përfaqësuesi i fondacioni grek të kulturës, Dr. Jorgos Jakumis, pasi ka folur për rendësinë e pikturave të vllezërve Çetiri, dhe shkollën e pikturës të themeluar në shek. XVI, nga piktori famshëm Onufri, është ndalur në shembullin e shkëlqyer të bashkëjetesës mes besimeve në vendin tonë. Ai ka thënë se ka ardhur për herë të parë në Berat, në vitin 1992. “Në atë kohë kërkova që të takoja at Vangjelin. Më ndihmoi për ta takuar një plak mjaft i sjellshëm, i cili ishte klerik mysliman. Pash që dy klerikët e besimeve të ndryshme u përqafuan me njëri-tjetrin. Më pas pyeta At Vangjelin, i cili më tha se këtu në Berat, të krishterët shkojnë në festën e Ramazanit, dhe me myslimanët bëjmë bashkë festën e Pashkëve. Është pikërisht respekti i ndërsjellë dhe toleranca fetare, vlera që i karakterizon shqiptarët dhe që tregon kulturën tuaj”- ka rrëfyer Dr. Jakumis. Më poshtë ai tha se gjendej këtu si grek, “Por nipi im është shqiptaro-grek. Dua që ai të vij në Greqi si shqiptar dhe të gjendet në Shqipëri si grek. Drejtimi ynë është që popujt të afrohen nëpërmjet kulturës”- u ka thënë të pranishmëve dr. Jorgos Jakumis.
Vëllezërit Çetiri, pikturuan për rreth një shekull. Ata pikturuan kisha si dhe ikonostase të Myzeqes duke filluar pas gjysmës së shek. XVIII-XIX. Vepra e tyre daton ndërmjet vitit 1762, kur Joani pikturoi një ikonostas, sipas Theofan Popës dhe vazhdoi deri në gjysmën e shek XIX (pas 1853). Kësaj tradite artistike i shërbyen gjithsej tre breza: Joani dhe Jorgo, fëmijët e Nikolaos dhe Naumit (respektivisht), nipërit e tyre Jorgo (i dyti) dhe Dini (Konstandini), duke arritur në stërnipërit e mundshëm të tyre Koli (Nikolao) dhe Jorgo i tretë.
Të gjithë këta punuan në të paktën 12 kisha të mëdha, duke nisur nga bregdeti i Karavastasë deri në Berat. Vepra e tyre përbëhet nga disa mijëra metra katror afreskësh, ikonostase të panumërta, disa ikonostase të gdhendura në dru dhe mijëra trajta e forma shenjtorësh. Edhe pse se ishin autodidaktë, vëllezërit Çetiri kishin fituar popullaritet. Piktorët Çetiri i ftuan të pikturonin edhe në qytetin shkollë të pikturës, Beratin e famshëm. Ata punonin ose në mënyrë individuale, si mjeshtër të parë të grupit të tyre ose bashkërisht, me ndihmësit e tyre.

Abedin Kaja

Home / Activities / An Exhibition with photos of Icons made from the Cetirs

An Exhibition with photos of Icons made from the Cetirs

In the Gallery of Arts Eduard Lear were exhibited photos that illustrated icons made form the Cetitr Family. Their Icons hold a specila value in the post byzantine period because the Cetirs’ painted during the transition from the post-byzantine era to atheism. The city of Berat was once very well known because of it wealthness of icons. Berat had many painters who created the so called the school of Berat which became very famous.