Home / Të Reja / Certifikimi i guidave turistike

Certifikimi i guidave turistike

Bashkia Berat dhe Shoqata BID Berati, me mbështetjen e Programit Risi Albania dhe zbatimin e Shoqatës së Guidave Turistike Shqiptare NATGA, përfunduan trajnimin dhe certifikimin e Guidave profesionale turistike në Berat. 
Projekti kishte si qëllim trajnimin profesional të guidave turistike lokale. Me ardhjen e sezonit të ri turistik, qyteti i Beratit ka tani kapacitetet e nevojshme njerëzore për t’u dhënë vizitorëve një shërbim plotësisht profesional në këtë fushë. Faleminderit pjesëmarrësve dhe suksese.