Home / Sporti / Ceremonia e dhenies se titullit kampion per ekipin e futbollit Tomori

Ceremonia e dhenies se titullit kampion per ekipin e futbollit Tomori

Dje ne ambientet e stadiumit “Qemal Stafa”u zhvillua finalja e shumepritur per Kupen e Shqiperise, kategoria e dyte ndermjet ekipit te Shenkollit dhe F.K. Tomorit,ku pas nje loje te forte edhe nje tereni te veshtire ekipi yne tregoi edhe nje here se eshte kampion.Perkushtimi dhe puna e pa lodhur sollen kupen e dyte ne qytetin tone.
Nje finale e madhe plot emocion, nje fitore e merituar , finalizoi me rezultatin Shen Kolli 1-2 Tomori.
Falenderimet jane te shumta per te gjithe bashkeudhetaret e ketij udhetimi te gjate dhe te veshtire qe dje u kurorezua me sukses. Bashkia Berat, stafi drejtues, donatoret qe i kishim prane ne cdo hap, si dhe falenderimi me special per tifozet dhe sportdashesit beratas qe e kane mbeshtetur edhe ne kohe te veshtira. Kryetari i Bashkise pa te cilin nuk do te ishte e mundur kjo arritje tha: “Ky ishte vetem hapi i pare per kthimin e dinjitetit te tradites se futbollit beratas. Synimi yne nuk eshte thjesht kategoria e pare. Por ta cojme ekipin e futbollit aty ku i takon ne ” Superlige “.