Home / Aktivitete / Çelet Ekspozita e piktorit Eduard Karaji

Çelet Ekspozita e piktorit Eduard Karaji

Në datën 13 Shtator u çel ekspozita e e piktorit Eduard Karaji. Janë rreth 30 vepra në format dydimensional por të realizuara e konceptuara me teknika bashkohore ku ndërthuren metali me drurin, linoneumi me ngjyrat e vajit apo akrelikut duke i dhënë herë herë atyre imazhin tridimensional duke e bërë lojën artistike krejt të papritur por lehtësisht të konceptueshme. Eduard Karaj ka marrë një studim të plotë artistik fillimisht në shkollën artistike “Onufri” më pas në Akademinë e Arteve në Tiranë në specialitetin skulpturë e aplikuar në vitin 2005. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita e aktivitete të përbëshkëta këtu dhe jashtë vendit si dhe dy ekspozita personale në vitin 2005 “Nga skulptura në pikturë” dhe “Mozaik në Hapësirë”. Kete ekspozite ai nuk e ka bashkëpunimin e parë me Galerinë t”Edward Lear”. Ka ekspozuar në edicionet e mëparshme të tradicionales “Lear” dhe është pjesmarrës në konkursin “Hapesire” dhe Workshopin “Laboratori i skulpturës bashkohore në 2010”.

Tematika kryesisht është familja, dashuria, besimi dhe tradita. Një gërshetim i cili pasqyrohet dukshëm në këto vepra, shprehur me një gjuhë vizuale krejt personale, me mjeshtëri e finesë. Gjithashtu një element i spikatur dhe mjaft tërheqës për artistin janë simbolet me përmbajtje kryesisht historike e aktuale.