Home / Qyteti / Berati: Zhvillimi ekonomik në shekuj

Berati: Zhvillimi ekonomik në shekuj

Berati_32Fillesat e themelimit dhe organizimit të Beratit, lidhen me shekullin e katërt para Krishtit. Ai përshkruhet si një vendbanim tradicional dhe historik me interes të veçantë.Vlerat e tij pasqyrohen nga studiues të shumtë si të pallogaritshëme.Për zhvillimin ekonomiko-social të Beratit në periudha të ndryshme të ekzistencë së tij, dëshmon fondi i pasur i muzeut etnografik të këtij qyteti. Në stendat dhe “dyqanet” e këtij muzeu gjen material të zbuluara që fillojnë nga periudha e bronxit, në atë të hekurit, të periudhës antike , të mesjetës e deri në ditët e sotme. Zejet kanë qënë një traditë e hershme e këtij qyteti. Në vlerësimet e tij udhëtari dhe studjuesi i mirënjohur i shekullit XVII, Evliha Çelebi,  ka përmëndur veprat e djemve berates në qëndistari, për nga bukuria  mahnitëse e prodhimeve të tyre. Krahas qëndistarisë zhvillim të dukshëm kanë pasur në Berat edhe prodhimet artizanale të kujunxhinjve (punimi i arit,argjëndit dhe zbukurimet  me to), kazanxhinjve, xhokaxhinjve (veshje burrash me lesh të destiluar),opingarëve,samarxhinjëve,teneqexhinjëve,dyfekxhinjëve,kundraxhinjve,lëkurxhinjëve,takijexhinjve,saraçëve,kalldrëmxhinjve,shajakpunuesve,poçarëve (prodhuesve të enëve dhe dekoracioneve prej balte) artistëve të gdhëndjes së gurit  dhe drurit dhe punuesve të zhukës dhe shelgut për prodhime të nevojave jetike dhe dekorative. Të gjithë aktivitetet e zejtarëve beratas  kanë qënë të perqëndruara në Pazarin e qytetit me shtrirje nga dyqanet e Mangalemit tek Xhamia e Beqarit, nga Xhamia Mbret , tek Xhamia e Plumbit dhe buzë lumit Osum (në lulishten e sotme pranë shëtitores së qytetit). Në dyqanet e këtij Pazari jo vetëm prodhohej por edhe tregëtohej. Në mjediset e brendshme të Pazarit ndodheshin tregjet e bulmetit, të misrit dhe bagëtive. Për efekte reklame shumë fise beratase krahas mbiemrit të trashëguar mbanin edhe mbiemrin e veprimtarive që ushtronin. Këshu mund të gjesh edhe sot fise qytetare me mbiemrat Xhokaxhiu, Kalldrëmxhiu, Samarxhiu, Kazazi (mendafshpunues), Tabaku, Saraci, Nallbani, Poçari, Kafexhiu, Bakalli etj. Është për tu shënuar fakti që edhe në ditët e sotme disa profesione të zejtarisë artistike , prodhimit të suvenirëve dhe kulinarisë kanë marrë një zhvillim cilësor duke afirmuar mjaft mjeshtra dhe artistë të talentuar që aplikojnë në këtë fushë.  Kulinaria e Beratit në mënyrën e saj përfshin gatime të karakterit mesdhetar, ku mbizotërojnë gatimet orientale me leng, të ferguarat (skuqurat) dhe tavat ,ndërsa në grupin e ëmbëlsirave ato me shurup. Pavarësisht nga kjo , nisur nga zhvillimi ekonomik dhe social  që ka pasur Berati në shekuj, arti i kulinarisë ka pësuar një transformim  të vazhdueshëm në cilësi e llojshmëri duke bërë këtë treve të preferuar  në të gjithë kohrat për kuzhinën e tij karakteristike dhe cilësore. Në të gjithë Shqipërinë kanë qënë me emër gatimet e ustallarëve të kuzhinës së Hysen Qafës e Mihal Boboçit, pijet e Nani Karase dhe ëmbëlsirat e Peçi Çamit. Kjo  traditë u përçua ,u pasurua dhe u zhvillua më tej nga mjeshtrat e kulinarisë beratase ndër të cilët mund të përmendim: Halit Nuredini, ish-kuzhinier pranë Konsullatës shqipëtare në Rusi, Sotir Ceca,kuzhinier i parë në Hotel “Kolombo” Berat, Hekuran Matrapazi, kuzhinier për pritje të personaliteteve etj.

 

Rrjeti i gatimeve dhe i shërbimeve në kundërvështrimin tim

Berati tradicionalisht ka patur një rrjet të gjerë tregëtar. Qeveria e Mbretit Zog e la të lirë tregëtinë. Në Berat, veç kulturës së gatimit turk dhe të Lindjes, u fut edhe kultura italiane. Pas Luftës, u rritën kërkesat e zhvillimit të rrjetit të ushqimit social,veçanërisht të njësive gjysmë të gatshme. U rrit llojshmëria dhe cilësia e gatimeve. Por linte për  të dëshiruar etika, reklamat dhe ambalazhi. Ajo që kishte më shumë rëndësi ishte se përdorej prodhimi vendës. Me ardhjen e demokracisë lindën  marrdhënie të reja. Pronarët e rinj mësuan në emigracion dhe i kushtuan vëmendje paraqitjes së lokaleve dhe rëndësisë së përgatitjes së menusë. Kjo solli që lokalet e Beratit të merrnin pamje  evropiane,duke patur në kujdes edhe vlerat e qytetit-muze. Futja e Beratit UNESCO, ka rritur përgjegjësinë e pronarëve për t’iu përgjigjur kërkesave të reja të klientelës.